Berisha: Sulmi ndaj Plakut, i inkurajuar nga Rama

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha reagoi ditën e sotme për sulmin me predhë antitank që iu bë banesës së kreut të komunës Farkë, Fatbardh Plakut.

Ai e cilësoi sulmin si një akt terrorist kundër qeveritarëve të opozitës. “Mbrëmë u krye një akt i shëmtuar terrorist kundër kryetarit të komunës së Farkës, z. Fatbardh Plaku. Kriminelët kanë qëlluar me antitank në orën 02:00 të mëngjesit shtëpinë ku banon Plaku dhe familja e tij. 

Ata shpëtuan sepse pjesa kryesore e predhës nuk shpërtheu. Ky është një sulm i shëmtuar terrorist i inkurajuar nga qëndrimi armiqësor i Edi Ramës ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. 

Prapa tij qëndrojnë grupet mbështetëse kriminale të qeverisë, të cilët nuk e mposhtën dot me votë Plakun por duan eliminimin fizik të tij”, shkruan Berisha në “Facebook”. Më tej ai i bën thirrje prokurorisë që të hetojë rastin dhe të vërë para përgjegjësisë autorët./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button