Forumi Rinor i Lëvizjes BESA:  Shkolla e Haraçinës nuk i ngjan më shkollës

 

“Sot ne, Forumi Rinor i Lëvizjes Besa, gjendemi para kësaj godine që pretendon të jetë shkollë, që të shprehim keqardhjen tonë të radhës se ky pushtet antishtetëror dhe antishqiptar, po i lë në kushte mesjetare edhe institucionet arsimore, mbase duke harruar se ne jetojmë në shekullin XXI”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Ashtu siç e dinë të gjithë banorët e Haraçinës, thonë na Lëvizja BESA, e sidomos nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle, shkolla e këtij fshati nuk i ka as kushtet më elementare për mësim.

“Një hapësirë që pretendon të jetë shkollë e që nuk ka as karrige të mjaftueshme, as tabela, as shkumës e as tualete higjienike, gjithçka mund të jetë, por jo edhe shkollë e shekullit tonë.  Prandaj ne lirisht themi se arsimi shqiptar nuk është as cilësor e as modern dhe këtë konstatim e themi edhe pasi që këtë dikaster e kanë udhëhequr disa ministra shqiptarë. Ne nuk mund të mos e themi se kjo gjendje e mjerueshme është falë pushtetarëve të deritanishëm, të cilët nuk kanë as dijen më elementare për sistemin periodik të elementeve”, thuhet reagimin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA.

Ata shprehën shqetësimin për gjendjen, siç thanë ata, të mjerueshme të shkollave tona, duke ritheksuar me këtë rast se, “me ardhjen tonë në pushtet, do të angazhohemi enkas që arsimin shqip ta bëjmë më cilësor dhe me standardet më të larta evropiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button