Obama: Krahasimi i Kosovës me Krimenë, nuk ka kuptim

Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se krahasimi i përvetësimit të Krimesë nga ana e Rusisë me luftën për pavarësinë e Kosovës, nuk ka aspak kuptim.

“Kur dëgjoj analogji me Kosovën… kjo është një krahasim nuk nuk ka absolutisht asnjë kuptim”, u ka thënë Obama gazetarëve në Hagë, një ditë pas mbledhjes së samitit të G7-tes që kishte për qëllim ndëshkimin e Rusisë për marrjen e Krimesë, raporton AFP.

Obama në Hagë ka marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite.

Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk do të tërhiqen nga presioni mbi Rusinë pas aneksimit të Krimesë, transmeton REL.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar me praninë e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Obama e ka quajtur Rusinë një “fuqi rajonale” që po kercenon një fqinj të dobët për nga fuqia, duke nënvizuar faktin se nëse Rusia kishte ndikim të madh në Ukrainë, nuk do të kishte nevojë të dërgonte e të zbarkonte trupa atje.

Obama e ka pranuar faktin se Rusia ka kontrollë ushtarake mbi Krimenë por e ka përseritur se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk do ta pranojnë atë që po ndodhë në Krime.

Lajme të ngjashme

Back to top button