Shkupi nuk ndalet

Në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Dytë, skuadra e Shkupit ka arritur të mposhtë me rezultat 2-1 skuadrën e “11 Oktomvri”.

Më i merituari për këtë fitore të Shkupit ishte Muarem Bajrami i cili i shënoi të dy golat në këtë ndeshje.

Futbollisti shkupjan thuajse i vetëm e mposhti skuadrën nga Mogila e Prilepit.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani arritën që të përmbysin rezultatin në këtë transfertë.

Ishin vendasit që shënuan së pari me anë të Dunim, por që në pjesën e parë Bajrami arriti që të barazojë rezultatin.

Bajrami vulosi fitoren e Shkupit në minutën e 73-të.

Pas kësaj fitore Shkupi arrinë në kuotën e 34 pikëve, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 6-të, por tashmë vetëm me 8 pikë më pak se skuadra e dytë në tabelë, Teteksi që u mposhtë nga Vrapçishti. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button