Mexhiti, Dehari dhe Beluli takim me bashkatdhetarët në Itali

Kandidati për deputet nga Diaspora nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ismail Beluli, bashkë me kryetarin e komunës së Çairit dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti dhe kryetarin e komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari realizuan takime me bashkëatdhetarët tanë në Italinë qendrore në Fabriano dhe Tolentino. 

Dy zyrtarët e lartë të BDI-së Mexhiti dhe Dehari dhe kandidati për deputet Ismail Beluli dhanë mesazhin për unitet të diasporës shqiptare me qëllim që të fitohet edhe një projekt i ri kombëtar siç janë deputet e diasporës në Parlamentin e Maqedonisë të jenë shqiptarë dhe të mos përseritet gabimi i vitit 2011. 

“Kur ne u bashkuam të gjithë, vendlindja e mërgata njëherë e përgjithmonë Struga, Kërçova, Shkupi mbetën përgjithmonë qytete shqiptare. Prandaj edhe sot këtu nuk vijmë të ju lodhim me politika të përditshme , nuk vijmë këtu për të etiketuar apo për të sharë ndonjë politikan tjetër, por vijmë këtu në mesin tuaj për një projekt të ri të radhës kombëtar”, tha nënkyretari i BDI-së, Izet Mexhiti. 

“Shqiptarët të organizuar gjithmonë në histori kanë arritur suksese, kanë arritur të ngadhnjejnë ndaj çdo sfide dhe ndaj çdo detyre që i kanë dhënë përsipër. Gurbetçartë kanë qenë ata të cilët kanë iniciuar, kanë udhëhequr e kanë mbështetur projkete kombëtare dhe më në fund kanë ngadhnjyer mbi të gjitha”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës. 

“Emocionalisht, ky vend, kjo tokë na lidh me të gjitha aktivitetet që i kemi bërë për çështjen kombëtare. Çdo gjë është nisur nga mbarë Evropa dhe nga këtu janë përcjellë të gjitha mjetet dhe përfitimet e të gjitha të mirave kombëtare dhe me ata është përkryer një proces kombëtarë. Ne sot jemi përsëri bashkë për një projekt të ri kombëtarë për një deputet të diasporës nga Evropa për në Parlament të Maqedonisë. Një shqiptarë në shumë në Parlamentin e Maqedonisë, dhjetë të mira më shumë për shqiptarët. Deputeti i Diasporës do jetë urë lidhëse midis mërgatës që jetojnë jashtë vendit dhe organit më të lartë ligjvënës dhe politik bërës në shtetin e Maqedonisë. Ne kemi nevojë të ndryshme, nga lidja deri në vdekje. Kemi një qasje që në mënyrë institucionale zëri i juaj nga këtu të troket në derën e duhur në Paralementin e Maqedonisë edhe atë shqip”, tha kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Ismail Beluli.

Takimet e radhës Mexhiti, Dehari dhe Beluli do ti vazhdojnë në Romë ku do ti takojnë mërgimtarët shqiptarë në kryeqendrën e shtetit Italian. 

Lajme të ngjashme

Back to top button