Sa peshojnë kandidatët presidencial?

Kandidatët presidencial të  cilët do të garojnë  për postin më të lartë shtetëror, kanë jetë normale, por me komfor.  Këto janë rezultatet e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni, që bën përpjekje qytetarëve t’iu afroj statusin ekonomik të katër profesorëve që  kërkojnë përkrahje për të udhëhequ shtetin.  Në përgjithësi, kandidatët nuk treguan ngurrim të kërkesës sonë për të marr të dhënat se çfarë posedojnë, edhe  pse disa prej tyre nuk dëshironin t’i zbulojnë llogaritë bankare me pretekstin se  në çdo kohë  institucionet shtetërore kanë qasje në ato informacione.
Siç duket me  saldo më të lartë bankare aktualisht disponon kandidati presidencial,  Zoran Popovski. Si këshilltar  në Komunën e Karposhit ai ka paraqitur se  ka shtëpi  156 metër katror  me vlerë 7 milion denarësh ose 113.000 eurosh, në Shkup, të cilën e ka  trashëguar, gjithashtu ka paraqitur edhe një shtëpi tjetër me të njëjtën kuadraturë  të cilën e ka blerë. Bashkëshortja e tij ka trashëguar  banesë 57 metër katror, me vlerë prej 3,1 milion denarë ose 50.900  euro.  Kjo familje posedon automobil “BMW 318”, “Suzuki Splash” dhe motor “Aprilia”. Popovski si këshilltar merr paushall prej 14.000 denarësh, kurse bashkëshortja e tij merr 15.000 denarë  në muaj nga qiraja e banesës. Familja Popovaski ka aksione me vlerë prej 7.200 denarësh. Bashkëshortët Popovski  së bashku kanë 20.000 euro depozitë në deviza, kurse fëmijët e tyre në banka kanë depozita bankare  prej 360.000 denarësh ose 5.836 eurosh. Bashkëshortja e Zoran Popovskit ka kredit  prej 200.000 denarësh.
Presidenti  aktual Gjorgje Ivanov posedon banesë prej 5 milion denarësh ose 81.000 euro, pronësi e bashkëshortes së tij , vend prej 300 katrorësh në Nerez të Epërm, me vlerë 1,5 milion denarë ose  24.000 euro. Nuk vozit automobil, automobili i vetëm  i familjes është, Tojota Auris që  vozit djali i tij. Familja Ivanov, në llogaritë  bankare ka  4.480.000 denarë ose 32.000 euro.  Një pjesë nga kursimet, e një pjesë nga shitja e një banese dhe automobili.
Të dhënat  që “SCOOP Maqedoni” mori nga Iljaz Halimi, atë e radhisin në vendin e tretë. Ai ka shtëpi në Tetovë 130 metër katror,  me vlerë 150 mijë euro. Shtëpinë e ka blerë  pasi ka shitur banesën në qytetin që ka pasur.  Në Leunovë ka vilë  me sipërfaqe prej 120 metra katrorë në emrin e bashkëshortes së tij. Bashkëshortja është pronarja e automobilit të familjes “Opel Astra”. Automobili është paguar me kredit prej 10 mijë eurosh,  ku familja Halimi  nga viti 2008 paguan këst mujor prej 10 mijë denarësh. U kanë mbetur edhe 2 vjet për të paguar. Halimi ka marr edhe një kredit prej 10 mijë eurosh  më 1 janar 2014, me afat prej 8 vitesh. Aktualisht nuk ka automobil, por ka porosituri “KIA Sportazh” me çmim prej 16.500 euoro.
Kandidati Stevo Pendarovskim,  kemi informacione se jeton në lagjen Aerodrom, në banesë me 62 metra katrorë.  Është i martuar me  mjeke- stomatologe e cila punon në Klinikën e Stomatologjisë në Qendrën Klinike. Posedon “ Reno Megan”  8 vjet të vjetër dhe “Jugo Tempo” 15 vjet të vjetër.  Pendarsovki,  kinse, nuk ka borxhe, as aksione në subjektet bankare, por për këtë tani për tani nuk ka vërtetim konkret.

PROFIL: GJORGJE IVANOV 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnov është i pari në fletëvotim. Ai do të garojë për mandatin e tij  të dytë, i përkrahur nga një numër i madh intelektualësh dhe sportistësh, jo vetëm nga VMRO- DPMNE-ja partia në pushtet.  Është i lindur në Vallandovë më 2 maj të vitit 1960. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup, por karrierën  e tij e ka filluar si gazetar në Radio  Televizionin e Maqedonisë, më saktë në Radio Televizionin Shkup, siç është quajtur në vitin 1988. Atje ka punuar 7 vite  ku edhe merr postin e kryeredaktorit në Programin e Tretë të RTM-së. Që në atë kohë ka bërë përpjekje për  reforma të sistemit politik.
Ivanov, konsiderohet si njeri  i arsyeshëm, mandati i tij kaluar do të mbahet mend pikërisht me deklaratën për arsyeshmërinë- “Kompromis i arsyeshëm është kompromis i arsyeshëm”, ishte komenti i tij në pyetjen e gazetarëve se si do të zgjidhet kontesti me emrin.  Konsiderohet njohës i mirë dhe ithtar i historisë mesjetare dhe asaj antike.
Në vitin 1995, Ivanovi filloi karrierën e tij universitare në Fakultetin Juridik. Studimet postdiplomike i kreu në Shkencat politike me temë “Shoqëria civile- kontradiktat e reja të diskutimit të vjetër”. Doktoratën e ka të orientuar në ndërtimin e demokracisë  në shoqëri të ndara konkretisht duke punuar rastin me Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1999 bëhet profesor vizitues në Programin e Evropës Juglindore të Universitetit të Athinës. Ivanovi ishte aktiv në programin TEMPUS të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, duke zbatuar reforma në programin  mësimor dhe  programeve postdiplomike të gjuhës angleze. Me titullin e  profesorit ka mbajtur ligjërata në disa universitete të huaja dhe ka marr pjesë në më shumë universitete të huaja  dhe projekte ndërkombëtare.  Ka qenë udhëheqës i studimeve politike  dhe prodekan i Fakultetit Juridik “Justiani i Parë” në Shkup.
Ivanovi është bashkëthemelues i revistës së parë  të shkencave politike – “Mendimi politik”. Ai është themelues i Asociacionit të parë politik profesional në Maqedoninë e  pavarur. Ivanovi është njëri ndër themeluesit e Institutit për demokraci, solidaritet dhe shoqëri civile, sot njihet me emrin “Societas Civitis”.
Në zgjedhjet vitit  2009 Ivanovi si kandidat i VMRO- DPMNE-s fitoi Lubomir Fërçkovskin, kandidatin e LSDM-së.
Presidenti  aktual Gjorgje Ivanov posedon banesë prej 5 milion denarësh ose 81.000 euro, pronësi e bashkëshortes së tij , vend prej 300 katrorësh në Nerez të Epërm, me vlerë 1,5 milion denarë ose  24.000 euro. Nuk vozit automobil, automobili i vetëm  i familjes është, Tojota Auris që  vozit djali i tij. Familja Ivanov, në llogaritë  bankare ka  4.480.000 denarë ose 32.000 euro.  Një pjesë nga kursimet, e një pjesë nga shitja e një banese dhe automobili.

PROFIL: STEVO PENDAROVSKI

Profesori Stevo Pendarovski për një gjë  dallohet nga kandidatët e tjerë. Ai si askush tjetër ka raport të shkëlqyer me gazetarët.  Në  këtë, ish zëdhënësi i MBP-së  ia kalon edhe kundërshtarit më të madh, Gjorgje Ivanovit, edhe pse presidenti aktual si gazetarë dhe redaktor i  Radiotelevizionit të Maqedonisë  ka përvojë prej 7 vitesh. Pendarovski në mesin e gazetarëve nijet  për elokuencën, shpejtësinë dhe cilësinë e informacionit që transmeton, por njihet edhe për “lëvizjen sharmante” kur nuk dëshiron t’iu shmanget përgjigjeve të gazetarëve me pyetjet të pakëndshme.  Pendarovski ka aftësi të flas shumë dhe  mos thotë gjë. Megjithatë,  por as që diskutohet inteligjenca e tij dhe njohuritë e mëdha që ka.
 Është lindur më 3 prill 1963 në Shkup.  Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup. Ai është docent  i Sigurisë Ndërkombëtare, Politikës së jashtme dhe Globalizimit në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin “Kolegji Amerikan” – Shkup. Me ardhjen e Ljubomir Frçkovskit në postin e Ministrit t Punëve të Brendshme, në  janar  1992, Pendarovski u bë shef i Sektorit të analitikes të MPB-së, pastaj edhe zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme për marrëdhëniet me publikun,  në këtë funksion ishte plotë tre vjet deri sa në vitin 2001 shpërtheu konflikti. Atëherë Pendarovski, u emërua shef i sigurisë kombëtare dhe këshilltari kryesor i politikës së jashtme në kabinetin  presidentit Boris Trajskovski, sërish me rekomandim të Fërçkovski, i cili gjithashtu ishte  këshilltar i Trajkovskit.
Në vitin 2044, Pendarovski u zgjodh kryetar Komisionit Shtetërore Zgjedhor, dhe organizoi zgjedhjet presidenciale në të cilat fitoi Branko Crvenkosvki kundër Sashko Kedevit. Në vitin 2005 sërish kthehet në kabinetin presidencial, ku merr të njëjtën pozitë sikurse në kohën e Trajkovskit-Shefi i sigurisë kombëtare dhe këshilltar kryesor i politikës së  jashtme.
Beteja e Pendarovskit, si njeri të parë të shtetit e karakterizojnë dy gjëra. E para është se ai  fitoi  Kongresin e LSDM-së  dhe ishte kandidati i vetëm,  kjo gjë ndodhi vetëm në partinë më të madhe opozitare.  Karakteristika e dytë  është fushata e fuqishme në Fejsbuk. Shumë përdorues të këtij rrjeti social vunë re se  imazhi i Pendrrovskit iu shfaqet në Fejsbuk, akoma pa shënuar emrin e përdorimit dhe fjalëkalimin në profilet e tyre.
Pendarovski jeton në lagjen Aerodrom, në banesë me 62 metra katrorë.  Është i martuar me  mjeke- stomatologe e cila punon në Klinikën e Stomatologjisë në Qendrën Klinike. Posedon “ Reno Megan”  8 vjet të vjetër dhe “Jugo Tempo” 15 vjet të vjetër. 

PROFIL: ILJAZ HALIMI

Kandidati për president i Partisë Demokratike të Shqiptare (PDSh), Iljaz Halimi, pas vetes ka një karrierë të bujshme politike. 60 vjeçari Halimi është politikan me përvojë ka qenë  bartës i disa funksioneve shtetërore. Aktualisht është udhëheqës sektori në Komunën e Tetovës, kurse  në parti ka postin e nënkryetarit të partisë. Është i lindur në Sushiqe të Kosovës  në vitin 1954. Kur ka qenë një vjet e gjysmë prindërit e tij janë shpërngulur në Tetovë, me qëllim të vazhdojnë në Turqi, si destinacion final të migrimit të tyre. Megjithatë, kanë mbetur në Tetovë për shkak të pamundësisë të marrin leje për tu shpërngulur. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dhe është punësuar si profesor në Gjimnazin e Tetovës, është i martuar dhe  ka një djalë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998 u zgjodh deputet i PDSh-së dhe deri në fund të mandatit kryente funksionin e nënkryetarit të Kuvendit. Në  këtë periudhë partia e tij ishte pjesë e koalicionit VMRO- DPMNE, që në atë kohë  ishin në pushtet. Në vitin 2002 Halimi në zgjedhje fiton edhe një mandat deputeti për  4 vjet. Gjatë kësaj periudhe partia e tij PDSh nuk është pjesë e pushtetit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 Halimi, nuk  ka qenë në listën e kandidatëve për deputet të PDSh-së. Por, pas zgjedhjeve partia e tij bëhet pjesë e pushtetit ekzekutiv, e Halimi nga Kuvendi u zgjodh  zëvendës ministër i Mbrojtjes. Këtë funksion e zbaton deri  në vitin 2008, kur shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në zgjedhjet lokale të 2009-s PDSh-ja fitoi në Komunën e Tetovës, si komuna e tretë më madhe në Maqedoni, me çka Halimi u emërua  udhëheqës i Sektorit të Arsimit të Komunës, ku aktualisht punon. Halimi ka shtëpi në Tetovë 130 metër katror,  me vlerë 150 mijë euro. Shtëpinë e ka blerë  pasi ka shitur banesën në qytetin që ka pasur.  Në Leunovë ka vilë  me sipërfaqe prej 120 metra katrorë në emrin e bashkëshortes së tij. Bashkëshortja është pronarja e automobilit të familjes “Opel Astra”. Automobili është paguar me kredit prej 10 mijë eurosh,  ku familja Halimi  nga viti 2008 paguan këst mujor prej 10 mijë denarësh. U kanë mbetur edhe 2 vjet për të paguar. Halimi ka marr edhe një kredit prej 10 mijë eurosh  më 1 janar 2014, me afat prej 8 vitesh. Aktualisht nuk ka automobil, por ka porosituri “KIA Sportazh” me çmim prej 16.500. Në pronësi nuk ka kompani, ka 5  vëllezër të cilët jetojnë në Zvicër. Njëri ka hotel në Lozanë, kurse të tjerët punojnë në sektorin industrial.

PROFIL: ZORAN POPOVSKI

Emri  i Zoran Popvskit për zgjedhjet presidenciale u shfaq si rrufe në qiell të hapur, kandidati nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë.. Emri i tij qëndron në radhët e Kryesisë qendrore të partisë që udhëheq Stevçe Jakimovski, kurse në biografinë e tij radhitet se është njëri nga themeluesit e partisë. Aktualisht është anëtar i Këshillit të Komunës së Karposhit nga radhët e OQM-së.
Popovskin  opinioni më shumë e njeh për begraundin e tij shkencor se sa atë politik. Opinioni i gjerë e  mban mend  në postin e sekretarit  shtetëror të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë funksion e kishte si kuadër i LSDM-së në periudhën nga 2002-2006.
Është lindur në Shkup më 08.09.1962 Që si fëmijë është ballafaquar me shkencën. Babai i tij ka qenë teknik ndërtimtarie, kurse nëna laborante në mjekësi.  Është rritur me vëllanë e tij, i cili me profesion është arkitekt. Ka diplomuar në Fakultetin Matematik- Natyror në Shkup me mesatare 9.8 dhe ka marr titullin Profesor i Diplomuar i Biologjisë.  Pas studimeve postdiplomike merr titullin e Magjistër i  Biokimisë në po të njëjtin fakultet, kurse në vitin 2002 doktoron për Zbatimin  bashkëkohor të  metodave të ADN-së në bioteknologjinë animale në FShBU. Është i punësuar  si profesor i rregullt në Universitetin e “Shën Qirilit dhe Metodit” në Shkup. Ka specializuar  në fushat e biokimisë, biologjisë molekulare dhe ingjineringut gjenetik për të cilin ka publikuar 10 punime profesionale shkencore. Nga arritjet shkencore në biografi i radhitet edhe ajo që ka qenë anëtar i K¬¬¬¬¬¬¬¬omitetit Shkencorë të NATO-s, bashkëkryesues në Nënkomitetin për resurse humane, kulturë, politikë audiovizuale, telekomunikime, teknologji dhe mbrojtje sociale në kuadër të Komitetit për  Stabilizim dhe Asocim me BE-në; është ekspert i arsimit i BE-së për ndërtimin institucional të kapaciteteve arsimore ne ???, si dhe ekspert i UNESK-os profesor vizitues në disa nga universitetet jashtë vendit, si dhe angazhime të tjera nga fusha e arsimit..Përveç Fakultetit të Shkencave të  Bujqësisë dhe Ushqimit, ku është i punësuar në vitin 1992, ligjëron në Fakultetin Teknologjik- Metalurgjik dhe në Fakultetin e Farmacisë. Aktualisht është udhëheqës i  Katedrës së Biokimisë dhe Ingjineringut Gjenetik. Është i martuar me Zllatka Stamobolivskën- Popovskën, punonjëse në Bankën Postare, është baba i Despinës studente në Universitetin e “Shën Qirilit dhe Metodit“ dhe Tomisllavit, maturant  në shkollën e mesme “Nikolla Karev”.
Nga pronësia ai ka paraqitur se  ka shtëpi  156 metër katror  me vlerë 7 milion denarësh ose 113.000 eurosh, në Shkup, të cilën e ka  trashëguar, gjithashtu ka paraqitur edhe një shtëpi tjetër me të njëjtën kuadraturë  të cilën e ka blerë. Bashkëshortja e tij ka trashëguar  banesë 57 metër katror, me vlerë prej 3,1 milion denarë ose 50.900  euro.  Kjo familje posedon automobil “BMW 318”, “Suzuki Splash” dhe motor “Aprilia”. Popovski si këshilltar merr paushall prej 14.000 denarësh, kurse bashkëshortja e tij merr 15.000 denarë  në muaj nga qiraja e banesës. Familja Popovaski ka aksione me vlerë prej 7.200 denarësh. Bashkëshortët Popovski  së bashku kanë 20.000 euro depozitë në deviza, kurse fëmijët e tyre në banka kanë depozita bankare  prej 360.000 denarësh ose 5.836 eurosh. Bashkëshortja e Zoran Popovskit ka kredit  prej 200.000 denarësh.

Hulumtim i përgatitur nga rrjeti hulumtues “Scoop”

Lajme të ngjashme

Back to top button