Moskë: Lavrov takon opozitën siriane të premtën

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohet me opozitën siriane në Moskë, më 27 janar, njofton ministria e jashtme ruse.

Njoftimi i sotëm është bërë pasi Rusia, Irani dhe Turqia thonë se së bashku do të zbatojnë një armëpushim tre javor në zonat ku zhvillohet luftë në Siri, transmeton REL.

Të tri shtetet e kanë bërë këtë zotim më 24 janar në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas dy ditë bisedimesh për paqe në Siri që u mbajten në Astana të Kazakistanit.

Opozita siriane ka qenë e paknaqur me këtë komunikatë dhe më pas e ka hartuar planin e saj për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit, derisa qeveria siriane thotë se ata nuk do të mbajnë bisedime në nivel qeveritar me Turqinë e as që duan të nënshkruajnë dokument që është nënshkruar nga zyrtarët turq.

Moska dhe Teherani e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad në luftën gjashtë vjeçare të Sirisë, derisa Ankaraja përkrahë opozitën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button