Digjet garazhi i gazetarit të “Publikum”, Zoran Milosheski

Persona të panjohur mbrëmë rreth orës 23 në Prilep e kanë spërkatur me benzinë dhe më pas edhe e kanë djegur garazhin e gazetarit dhe pronarit të portalit “Publikum”, Zoran Milosheski. Zjarrin e ka vërejtur banori në ndërtesën e afërt, makina e të cilit ka qenë e parkuar para garazhit të Milosheskit, shkruan “Publikum”. Ai menjëherë ka zbritur poshtë, ka denoncuar rastin në stacionin policorë të Prilepit dhe ka filluar me borë të fikë zjarrin.

Sipas njohurive të para jozyrtare, zjarri është paraqitur pasi persona të panjohur e kanë spërkatur me benzinë dhe më pas edhe e kanë djegur garazhin e gazetarit, ku ka qenë e parkuar edhe makina e Milosheskit.

Gazetari Milosheski, i cili gjithashtu është korrespondent shumëvjeçar i javores “Fokus” dhe bashkëpunëtorë i portalit “Slobodna Makedonija”, është kritikues i madh i pushtetit aktual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button