Ministri grek i Mbrojtjes: Plan për ringjalljen e nacionalizmit shqiptar

Ekziston një plan më i gjerë i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar, që sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamneos u shpreh së fundmi edhe me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.

Kjo deklaratë e ministrit u nxit nga fotoja e rekrutëve të ushtrisë greke me origjinë shqiptare, që bënin shqiponjën me duar. Ai i ka cilësuar këto akte si antigreke dhe nacionaliste dhe ka theksuar se, kush nuk ndihet grek le të kthehet në atdheun e tij. Megjitataë, Kamneos ka kërkuar që të mos përgjithësohen të gjithë emigrantët me këto akte.

Për autorët e “shqiponjës” në kazermën e  Mesologji nuk përjashtohet heqja e nënshtetësisë dhe ndoshta edhe deportimi. Ministri ka kujtuar atë që e ka quajtur “mëkat” të qeverisë socialiste të Simitis që i jepte nënshtetësinë brezit të dytë të emigracionit “pa konroll dhe me kriter të vetëm sigurimin e votave”.

Pasoja mund të ketë edhe për nënpunësit grekë të implikuar në dhënien e nështetësisë shtatë rekutëve shqiptarë, në qoftë se do të konstatohen shkelje të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button