Ivon në takimin lamtumirës me shefin e diplomacisë Poposki

Ministri i punëve të jahstme Nikolla Poposki, ka pranuar në takimin lamtumirës, ambasadorin e mretërisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Maqedoni, Kristoger Ivon.

Ministri Poposki vlerësoi lartë kontributin e ambasadorin Ivon në thellimin e bashkpunimit mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, gjatë kohës së qëndrimit të tij si ambasador. poposki shprehi gatishmëri që ky bashkpunim të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri që do të vije.

Poposki dhe Ivon ishin dakord se marëdhëniet në mes dy vendeve kanë njohur ngritje të vazhdueshme.

“Integrimi euro atlantik i Maqedonisë mbetet qëllimi kryesor. Ndihma konkrete britanike ndihmon në realizimin e të drejtës dhe standardeve evropiane ne Maqedoni, ka theksuar” Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button