SPP: Ushqimi në MPB me afat të skaduar

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) kërkon që të kryhet kontroll i menjëhershme i llojit, cilësisë dhe sasisë së ushqimit të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më saktësisht të policëve në Njësinë për Punë Speciale, pasi që siç thanë ata, është vërtetuar se punëtorët në këtë njësi, gjatë orarit të punës kanë konsumuar ushqim jo cilësor dhe me afat të skaduar, raporton Portalb.mk.

“Pjesëtarëve të SPP-së, të cilëve u jepet ushqim në pajtueshmëri me nenin 3 paragrafi 1 të Rregullores së ushqimit, në vend të ushqimit të duhur u jepet ushqim i shpejtë, pa deklaracion dhe me afat të skaduar”, tha Goce Dellçev, kryetari i SPP-së.

Për këtë arsye, SPP-ja kërkon që të bëhet kontroll higjienik dhe sanitar gjatë procesit të shpërndarjes së ushqimit në MPB.

“Ne pajtueshmëri me nenin 3 paragrafi 2 i Rregullores së ushqimit kërkojmë të vërtetojmë nëse janë kontrolluar kushtet higjienike dhe sanitare, gjatë shpërndarjes së ushqimit për nevoja të MPB-së””, tha Dellçev.

Gjithashtu nga kjo sindikatë drejtuan edhe ankesë për diskriminim të anëtarëve të SPP-së gjatë shpërndarjes së “marendës” (shtesë ushqimore) gjatë orarit të punës.

“Në pajtueshmëri me Rregulloren për ushqim, njoftojmë se anëtarët e SPP-së aspak nuk e shfrytëzojnë të drejtën e “marendës” gjatë orarit të punës dhe për atë kërkojmë urgjentisht të fillohet të shpërndahet “marendë” edhe për pjesëtarët e SPP-së”, tha Dellçev.

Përndryshe, kërkesa është dërguar te Ministria e Punëve të Brendshme, Avokati i Popullit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, mediat e shtypit dhe elektronike si dhe te Arkivi i SPP-së, prej të cilave presin përgjigje në afat kohor, ashtu siç është e përcaktuar me ligj. /Portalb

Portalb ka kontaktuar me përfaqësuesit e MPB-së për ta komentuar rastin, por të njëjtët na kanë premtuar se do të dalin me reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button