Papa, thirrje mediave: Boll me lajme të këqija!

Papa Françesku u kërkoi mediave që t’i japin fund asaj që e e quajti  “përqëndrimit në lajme të këqija”.Kreu i  botës katolike u bëri thirrje agjencive globale të lajmeve që të frenojnë, siç tha ai, spiralen e frikës të shkaktuar nga mbulimi i tragjedive dhe skandaleve nëpër botë.

“Jam i bindur se ne duhet të ndërprejmë rrethin vicioz të ankthit dhe të ndalojmë spiralen e frikës që rezulton nga fokusi i vazhdueshëm në lajme të këqija”, tha kreu i Vatikanit.

“Kjo nuk ka të bëjë me përhapjen e dezinformatave që do të injoronte tragjedinë e vuajtjeve njerëzore, as nuk ka lidhje me një të optimizëm naiv që do të mbulonte ndonjë skandal të mundshmëm.”

Në një mesazh të fuqishëm, Papa tha se ai donte të inkurajojë profesionistët e medias që të përfshihen në forma konstruktive të komunikimit, që refuzojnë paragjykimet dhe që do të ndihmojnë në krijimin e një botë të realizmit dhe besimit.

Mesazhi i Papës vjen disa ditë pasi presidenti Trump kishte nisur një sulm të hidhur ndaj mediave mbi raportimin e tyre në lidhje me madhësinë e turmës me rastin e ceremonisë së tij inaguruese.

Në mesazhin e tij, Papa tha se ishte i shqetësuar në lidhje me fokusin tek “lajmet e këqija” ku përfshiheshin “luftërat, terrorizmi, skandalet dhe të gjitha llojet e dështimit të njeriut” nga një industri e medias që mendon se lajmi i mirë nuk shitet dhe ku “tragjedia e vuajtjeve njerëzore dhe misteri i së keqes”, lehtë bëhen argëtuese.

“Kërkoj nga të gjithë aktorët e medias që t’u ofrojnë njerëzve të kohës sonë tituj që janë në zemër lajme të mira”, tha Papa.

Në maj, Papa do të shënojë Ditën Botërore të Komunikimit. Tema për këtë vit do të jetë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty. Komunikimi i shpresës dhe besimit në kohën tonë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button