Analiza: Qytetarët ndihen të manipuluar nga Komunat

Qytetarët janë të demotivuar për të qenë qytetarë aktivë sepse ata shpesh janë manipuluar dhe iniciativat e tyre janë anashkaluar. Është ky përfundimi i nxjerrë nga Analiza e praktikave ekzistuese të konsultimit me qytetarë në proceset e krijimit të politikave lokale dhe efikasitetin e tyre, i dalur nga projekti “Përforcimi i demokracisë me pjesëmarrje”, raporton Portalb.mk.

“Më shumë se dy të tretat e të anketuarve (73%) nuk kanë marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në komunën e tyre. Nga të anketuarit, në pyetjen se sa herë kanë marrë pjesë në Komunën e tyre në procesin e vendimmarrjes, 79% janë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë, 10% kanë marrë pjesë vetëm një herë. Vetëm 3% raportuan që kanë marrë pjesë më shumë se 3 herë në ngjarjet e ndërmarra nga komuna për të konsultuar me qytetarët”, deklaroi Kristina Haxhi Vasileva, autore e analizës.

Të pyetur në lidhje me efektet e pjesëmarrjes, gati gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se nuk ka prodhuar asnjë ndryshim aktivizmi i tyre dhe kjo ka pasur efekt negativ.

“Edhe ata të anketuar (24%) që kanë konfirmuar se kanë iniciuar vetë ndonjë aktivitet lidhur me punën e komunës në drejtim të përmirësimit të së njëjtës, raportojnë se rezultatet/efektet nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim”, theksoi Haxhi Vasileva.

Nevenka Longurova Girova, drejtore ekzekutive e Fondacionit për zhvillim të bashkësive lokale tha se qëllimi i këtij kontributi është forcimi i aktiviteteve qytetare për politikat lokale.

“Analiza do të sigurojë informacion për përdorimin e e mjeteve ekzistuese nga të dyja palët- qytetarëve dhe autoriteteve lokale, efektet e përdorimit të tyre, si dhe do të japë të dhëna të cilat mund të kontribuojnë në një debat më të gjerë publik mbi çështjen e ndryshimeve ligjore”, tha Girova.

Nga aty përfundojnë se komunat nuk janë të kufizuara me ligje që të mund të zhvillojnë mekanizma të veta për përfshirjen e qytetarëve në bazë të rrethanave në komunitet./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button