Analizë: përsëri e njëjta apo fillim i ri?

Mosbesimi para zgjedhjeve mbretëron në Maqedoni, ku qeveria kontrollon të gjitha organet shtetërore. Një muaj para zgjedhjeve atmosfera politike është e tensionuar veçanërisht midis VMRO-DPMNE dhe LSDM-së ndërsa shtohet edhe mosbesim ndërmjet bashkësive etnike në vend, thotë analiza e ish-ambasadorit të BE-së në Maqedoni Ervan Fuere, e përgatitur për Qendrën për Studime të Politikave Evropiane.

Ish ambasadori ka bërë një vëzhgim të situatën para zgjedhjeve dhe kujton se “taktika e frikësimit është përdorur sistematikisht nga partia qeveritare kundër atyre që kritikojnë” dhe e gjithë kjo krijon një klimë të frikës në gjithë shoqërinë. Ai analizon nëse partia në pushtet në Maqedoni do të ndryshojë sjelljen e saj për të mundësuar që vendi të shkojë para.

Fuere ka rikujtuar raportin e vitit të kaluar të OSBE-së për zgjedhjet lokale dhe fitoren e Andreë Zernovski komuna e cila, pas fitores në zgjedhjet, kishte tri herë më shumë vizita të inspektorëve të qeverisë në nëntë muajt e parë se sa ka pasur ish kryetari i kësaj komune në mandatin e tij katër vjeçar.

Fuere shpreson se ndryshimet në ligjin e mediave dhe Kodin zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE-së, “japin shpresë”.

“Megjithatë, shumë do të varet nga mënyra se zbatohen ligjet dhe nëse qeveria do të ndryshojë sjelljen e saj në krahasim me zgjedhjet e mëparshme për të zbatuar masa të reja”, thotë Fuere.

Por ajo që do të jetë më e vështirë për të kontrolluar është kërcënimet drejtuar votuesve se do të mbeten pa punë nëse nuk votojnë partinë në pushtet. 

Sipas Fueres është shqetësuese edhe fakti se mediat janë nën kontroll të plotë të qeverisë, pavarësisht ligjit të medias.

Lajme të ngjashme

Back to top button