Reagon Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini ka shprehur “keqardhje për të gjitha palët e dialogut”, pasi ka thënë se ata nuk e kanë respektuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel

Siç u vu në dukje, në dialogun për uljen e tensioneve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, palët u morën vesh të mos komentojnë për media, transmeton Gazeta Express.

“Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t’i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje”, ka thënë përfaqësuesja për media e Federika Mogherinit, Maja Kocijancic.

Federika Mogherini tregon se nga takimi u nxor “një rezultat i rëndësishëm” i cili ishte për të kapërcyer tensionet, por ishte edhe marrëveshja që palët të përmbahen për debate publike.

Ajo tha se i falënderon palët nga Beogradi e Prishtina për dialogun konstruktiv, dhe theksoi se është e rëndësishme që të ruhet dialogu në nivel të presidentëve dhe kryeministrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button