Reagon Gordana Jankulloska ndaj “Tankut” të PSP-së

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka reaguar për rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të titulluar nën emrin e koduar “Tanku”, njofton Portalb.mk.

“Të përballur gjithnjë e më shumë me kritika më të zëshme për veprimtarinë e tyre partike, nga PSP për shkak të plotësimit të dëshirave dhe porosive nga LSDM, u tentua që ta tërheqin vëmendjen me hetime të shpikura pa kurrfarë argumente”, shkruan Jankullovska.

Ajo gjithashtu shkruan se PSP mund të hapë edhe miliona hetime “të shpikura që janë prodhimtari e konstruksioneve, pa asnjëfarë dëshmi dhe argumente”.

“Të vërtetat s’mund t’i ndryshojnë gënjeshtrat e tyre. Ata s’mund ta fshehin aktivitetin e tyre partiak të LSDM-së”, tha Jankullovska.

Përndryshe, në rastin”Tanku”, janë të përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alineja 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012.

PSP hetimin e ka hapur në bazë të bisedave të cilat kanë dalë nga materialet e përgjuara. Opinioni pati mundësi që t’i dëgjojë këto biseda për prokurimin e “Mercedesit” mes ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Çfarë dëgjuam në përgjimet për Mercedezin luksoz?

“bombën” 31, të publikuar nga lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohen duke biseduar Jankullovska dhe Gruevski në të cilë kuptohet për blerjen e Mercedesin luksoz i paguar 575.000 euro.

Në bisedën e parë dëgjojmë se si Gruevski i jep urdhër Jankulloskës të fillojë procedurën e porosisë nëpërmjet MPB-së: “Të jetë përplot” dhe “prapa të ketë ekrane” kërkon Gruevski.

Ai thekson që për Mercedesin deri në përfundim të zgjedhjeve lokale (viti 2013), të blerë me para të qytetarëve, MPB të aktrojë se është angazhuar për nevojat e ministrisë, jo personalisht për të. Bëhet plani se kush “do ta drejtojë” makinën e re.

Dëgjojmë se si planifikohet tenderi, që vendimi për prokurim t’i jepet saktë firmës së caktuar, por dëgjojmë se punët kryhen deri në shkallë të lartë të fshehtësisë edhe në kabinetin e kryeministrit. “Pasi që është 100% elektronike ta bëjmë që të mos na fluturojë dikush tjetër” këshillon Jankulloska dhe specifikon se ka urdhëruar se si duhet të realizohet ankandi elektronik, transmeton Portalb.mk.

Gruevski ka bërë edhe skemë që të mos zbulohet se është blerë makina – do ta shfrytëzojë vetëm kur do të niset për në udhëtim, dhe nëse në destinacion e presin gazetarët, në kolonë do të jetë edhe Mercedesi i vjetër, andaj diku afër mbërritjes Gruevski do të zhvendoset në makinën e vjetër, që të mos ta shohin gazetarët.

Jankullovska – Mijallkov flasim për Mercedesin

Biseda tjetër për Mercedesin, është në mes Gordana Jankulloskës dhe shefit të atëhershëm për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkovit.

Mijallkov ka kuptuar se Mercedesi ka arritur, dhe dëshiron që ta shohë. Jankulloska i thotë se menjëherë e kanë fshehur në “garazhin e kryeministrit, e din, që të mos e shohin këtu te ne si në cirk”.

Makina luksoze me sistem zanor, klima për secilën ulëse, masazh, televizorë, nxehje të ulëseve, me vlerë prej 575.000 eurosh, nga “Mercedes” e ka marrë vozitësi i Jankulloskës, ndërsa nga kompania kanë thënë se lloje të atillë deri në atë moment nuk e kanë shitur askund në Evropën Juglindore.

KËSHTU DUKET MERCEDESI I GRUEVSKIT:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button