Informata e paverifikuar nuk është lajm, por përgojim

[Recension: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR!]

Artikulli është spekulues, transmeton informata të paverifikuara, e njëkohësisht edhe komenton për të bërë spin dhe për ta dëmtuar autoritetin e drejtorit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski.

filip petrovski МактелLinku deri te artikulli origjinal: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR!

Data dhe koha e publikimit: 13.01. 2017

Data e recensionit: 23.01.2017

Recensues: Dmitar Tanurov

MË THE – TË THASH

Titulli senzacionalist vetëvetiu paralajmëron se për çfarë teksti bëhet fjalë, gjegjësisht për senzacionalizëm, që do të tërheqë lexues. Tregues për këtë është pjesa e parë e titullit, gjegjësisht përdorimi i fjalës “dramë”, si dhe formulimi “PSP-ja e ka arrestuar”. Sipas kompetencave të Prokurorisë speciale publike, ajo nuk ka kompetenca për arrestim, as për paraburgim, e madje edhe për ta marrë në pyetje, personi duhet të jetë i ftuar në mënyrë të rregullt.

Sipas kategorisë, mirëpo edhe sipas formës, artikulli paraqet lajm. Mirëpo, ajo që është kontestuese është mospasja e burimeve të mjaftueshme. I gjithë teksti bazohet në burime jozyrtare, anonime, gjegjësisht më the-të tash, që është në kundërshtim me standardet e gazetareske. Informatat e fituara duhet të verifikohen sa më detajisht. E në rast se nuk mund të merret konfirmim për informatën, atëherë kjo duhet të theksohet në artikull.

“Nga të punësuar në këtë institicion kuptojmë se ekipe të PSP-së, dy prokurore speciale dhe 5 hetues, së bashku me truprojet dhe personelin tjetër teknik, me 5 vetura janë futur në arkiv dhe e kanë bllokuar atë krejtësisht!”

Ky është tregues për informatë të njëanshme. Sipas rregullave të gazetarisë, çdo informatë duhet të verifikohet së paku nga dy burime  të pavarura dhe të ndryshme. Në rastin konkret, i gjithë tregimi, para se të publikohet, është dashur të konfirmohet nga Prokuroria speciale publike, nga Ministria për Punë të Brendshme, mirëpo edhe nga vetë drejtori i Arkivit. Në rast se, institucionet e përmendura do të kishin refuzuar të përgjigjen, kjo do të duhej të theksohet në tekst.

Nuk ka vërtetim as nga PSP-ja për atë se kanë marrë informatë për shkatërrimin e dokumentacionit në Arkiv, e as se, kanë konfiskuar materiale të caktuara.

Në fund të artikullit nixrren përfundime të pabazuara komentuese për shkaqet e publikimeve të Petrovskit në rrjetet sociale, si dhe për atë se të punësuarit janë kthyer kundër drejtorit. Edhe këto pohime nuk janë verifikuar.

Mënyra në të cilën është shkruar teksti është në kundërshtim me standardet profesionale dhe parimet e përcaktuara në Kodin e gazetarëve, i cili parasheh verifikim të detajuar të informatave, theksim të caktuar të burimeve, sigurim të distancës profesionale gjatë informimit dhe bërje të dallimit ndërmjet lajmit dhe komentit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button