Mbi 430 brende botërore marrin pjesë në Panairin e Mobilieve në Shkup

Në Panairin e Shkupit sot fillon edicioni jubilar i 40-të i Panairit ndërkombëtar për mobilie. Është paralajmëruar pjesëmarrja e 180 kompanive vendore dhe të huaja, 430 përfaqësuesve të brendeve, të cilët produktet e tyre do t’i prezentojnë në gjashtë sallat e panairit si dhe në tri salla ndihmëse. Panairin zyrtarisht do ta hap ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini. 

Nga Panairi i Shkupit theksojnë se për 20 për qind është rritur numri i prodhuesve vendorë dhe se ky është panair me numër rekord të pjesëmarrësve dhe numër rekord të vizitorëve. Krahas nga Maqedonia, marrin pjesë kompani nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Turqia. 

Panairi do të ofrojë rregullime interesante dhe origjinale enterieri të cilat krahas mobiljeve për shtëpi, e trasojnë trendin për kuzhina moderne, banjo elegante, ndriçim, dysheme dhe dekorime të murit, për mobilje të zyreve, por edhe për rregullim të kopshteve, ndërkaq do të ofrojë edhe të arriturat më të reja teknike dhe teknologjike të repromaterialeve, makinave dhe pajisjeve për përpunim të drurit. 

Në program është vendosur edhe ekspozita e quajtur “Shkëlqimi” – Living smart on a Sëedish ëay, të autores së njohur suedeze me prejardhje serbe, Aleksandra Stratimiroviq. 

Autorja thotë, nisma për ekspozitën është e Ambasadës së Suedisë në Sarajevë, ku në fund të vitit të kaluar ishte prezantuar bazamenti, dhe prej nga vjen në Maqedoni. 

Partner ekskluziv i Panairit të Mobiljeve 2014 është “Porshe Maqddoni” i cili për vizitorët do ta sigurojë çmimin kryesor – automobil “Volksvagen up”. Ideja është ta shfrytëzojnë panairin e mobiljeve në mungesë të panariti të automobilave dhe t’i afrohen publikut me organizimin e test-vozitjeve të automobilave, përfaqësitë e të cilëve janë në Maqedoni. 

Në organizim të “Skopje dizajn uik”, ndërkaq do të mbahet punëtoria “Mobilie-çelës autentik për pushtimin e tregjeve të reja” si dhe ligjerata për rëndësinë e dizajnit, i cili konsiderohet i rëndëishëm për madhësinë e konkurrencës së kompanive. 

Qëllimi është që kompanitë të lidhen me dizejnatorët. Vizitorët do të mund ta vizitojnë edhe ekspozitën e skulpturave të drurit dhe fotografive artistike të artistit të shquar Vase urdin. 

Në manifestim, tradicionalisht do të ndahen edhe çmime për prodhuesit dhe tregtarët më të mirë të mobilieve.

Lajme të ngjashme

Back to top button