Popovski: Do të jemë president mbipartiak, e jo i dëgjueshëm

Kandidati presidencial i Opsionit qytetar për Maqedoninë (GROM), Zoran Popovski, mbrëmë në tubimin në lagjen Karposh të Shkupit porositi se dy prioritetet kyçe për të cilat do të angazhohet do të jenë Maqedonia evropiane dhe e lirë dhe qytetari në rend të parë.

Para qytetarëve, Popovski premtoi se nëse e fiton besimin, do të jetë president mbipartiak, e jo i dëgjueshëm.

“Nga Karposhi fitimtar, me guxim nisemi në Maqedoninë fitimtare. Sërish, ky është vendi prej nga fillojnë ndryshimet thelbësore në jetën politike të shtetit tonë. Nisma e cila ishte udhëhequr nga vetë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sot, vazhdojmë rrugës së njëjtë”, tha Popovski.

Premtoi se do ta mbrojë emrin dhe identitetin e shtetit, duke mos i shkelur me atë rast marrëdhëniet me fqinjët. Popovski përmendi se me rëndësi të posaçme për funksionin president është që ai të jetë faktor i pajtimit ndërmjet partive politike dhe kthimit të besimit në Kuvend.

Kryetari i GROM-it, Stevço Jakimovski u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin Popovskin, i cili, siç tha, do të punojë vetëm në interes dhe për të mirën e qytetarëve.

Në tubimin e parë të GROM-it folën edhe kryetarët e partnerëve të koalicionit të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button