Mosmarrveshje në BDI-në e Ohrit

Pakënaqësitë e para në kampin e BDI-së lidhur me zgjedhejt parlamentare, tashmë kanë dalë në sipërfaqe dhe atë kjo ka ndodhur pikërisht në qytetin e Ohrit, ku dy ditë më parë, u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor për zgjedhjet e muajit prill.

Siç mëson portali Drini.mk, ceremoninë e hapjes së këtij shtabi e ka bojkotuar kryetari i degës së BDI-së në Ohër, Nedim Pollozhani si dhe një pjesë e antarsisë së ngushtë të kësaj partie.

Këto informacione i ka konfirmuar edhe vetë Nedim Pollozhani, i cili ka shpjeguar arsyet e këtij bojkoti, duke theksuar se shpreson që për këtë të has në mirkuptim nga qendra dhe të tejkalojnë mosmarrveshjet.

“Po është e vërtetë që unë dhe një pjesë e antarsisë nuk morëm pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të BDI-së në Ohër. Disa gjëra nuk kanë shkuar siç duhet kohët e fundit, duhet ti harmonizojmë qëndrimet me qendrën e partisë, disa vendime janë marrë nga lartë poshtë dhe kjo ka hasur në reagime nga anëtarët e partisë këtu në Ohër të cilët më kanë kërkuar që unë si kryetar të ndërhyjë në këtë situatë. Kam komunikuar me zyrtarë të lartë të BDI-së dhe besoj se ka ende kohë që këto mosmarrveshje të tejkalohen” tha kryetari i degës së BDI-së në Ohër, Nedim Pollozhani.

Pollozhani, nuk saktësoi qartë natyrën e problemeve dhe mosmarrveshjeve që dega e Ohrit ka me qendrën e kësaj partie dhe vendimet e saj për Ohrin, por theksoi se këto duhet të zgjidhen sa më shpejtë të jetë e mundur, në interes të BDI-së.
Në hapjen e shtabit zgjedhor të BDI-së në Ohër,morën pjesë prijësi i listës së zonës nr.5 Musa Xhaferi, i dyti i kësaj liste Ramiz Merko dhe Blerim Bexheti si kordinator i përgjithshëm i zonës zgjedhore nr.5 nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button