Vajza e Michael Jackson: Babai im është vrarë (FOTO)

Paris Jackson thotë se Michael Jackson është vrarë dhe se ishin shumë njerëz që e donin atë të vdekur, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Paris është përzgjedhur për kopertinën më të re të Rolling Stone, ndërsa ka pohuar se të gjitha shenjat tregojnë se babai i saj është vrarë, duke shtuar se, “ishte gjithçka e organizuar”.

Ajo edhe pse nuk e tha, ka lënë të kuptohet se doktori Canrad Murray ishte një vegël e dikujt që dëshironte atë të vdekur.

Ajo ka thënë se Dr. Murray ka shkaktuar varësi në drogën Propofol të Michael, pavarësisht se Jackson kishte abuzuar me këtë drogë shumë para se doktori të hynte në këtë mes.

Ajo ka thënë se Michael do ti tregonte njerëzve se “ata do ta vrisnin një ditë”.

Vajza e tij gjithashtu ka thënë fjalë të ashpra për AEG Live, kompani e cila ishte duke organizuar turne për Michael kur ai vdiq.
“AEG Live nuk i trajton mirë performuesit e saj: ka shtuar ajo, duke thënë se “ata i shtyjnë ata që të punojnë deri në vdekje”.

Ajo thotë se është e “shqetësuar” për Justin Biber për shkak të mënyrës se si ata janë duke e shtyrë atë që të punojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button