Bejta takoi kryetarin e Këshillit të Porovinces Autonome të Trentos

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë qëndrimit në Republikën e Italisë, me iniciativë të kryetarit të komunës së Segonzanos, Giorgio Mattevi realizoje takime pune me kryetarin e Këshillit të Rajonit të Provincës Autonome të Trentos, Diego Moltrer dhe me zëvendës kryetarin e komunës së Trentos, Paolo Biasioli.

Kryetari Bejta dhe kryetari i këshillit të Rajonit të Provincës Autonome të Trentos, Moltsrer biseduan për mënyrën e funksionimit, për sfidat dhe qeverisjen me institucionet që ata i drejtojnë por edhe për drejtat e etniteteve që jetojnë në këto vende sidomos rreth përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike.

Bejta falënderoi Molstrerin për kohën që ndau për tu realizuar takimi dhe njëkohësisht e falënderoi edhe për pritjen që u bëhet qytetarëve nga Republika e Maqedonisë në këtë rajon të Italisë. 

“Gostivari është një qytet ndër më të mëdhenjtë në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq dhe etnitete tjera dhe në qytetin tonë ne asnjëherë nuk kemi pasur probleme ndëretnike. Të gjithë nxënësit e të gjitha etniteteve në shkollat e Gostivarit mësojnë në të njëjtat shkolla, por mësimin e zhvillojnë në gjuhën e tyre amtare. Komuna jonë është komunë që është në zhvillim e sipër dhe ne jemi një nga komunat që ndërtohet më së shumti në vendin tonë. Ne në komunën tonë punojmë që t’ju krijojmë kushte të mira për jetesë të gjithëve qytetarëve tanë dhe gjeneratave të reja”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Diego Molstrein kryetar i Këshillit të Rajonit të Provincës Autonome të Trentos, tha se krahasuar me të tjerët na bën të kuptojmë se çfarë rezultate janë arritur përmes autonomisë sonë.

“Në këtë vend gjithmonë janë minoritetet gjuhësore të cilët kanë mbajtur me kalimin e kohës zakonet dhe traditat e tyre, në lidhje me integrimin në kontekst më të gjerë rajonal . Multikulturalizmi është pasuria më e madhe e tokës sonë, e ndërtuar ndonjëherë me vështirësi , por sot themeli i vet autonomisë sonë”, tha Molstrein. 

Lajme të ngjashme

Back to top button