Civil, shpall fillimin e projektit ‘Zgjedhje të lira 2014’

Civil – Qendra për Liri e shpall fillimin e projektit ‘Zgjedhje të Lira 2014’. Në kuadër të projektit, Civil-i krijoi një redaksi për produksion të përmbajtjeve mediatike lidhur me procesin zgjedhor, përmbajtje e cila do të jetë në disponim nëpërmjet web-faqes dhe on-line kanaleve të tjera të Civil-it, ndërsa të gjithë mediat mund ta marrin pa kufizime.

Ekipi analitik i Civil-it një kohë të gjatë e ndjek gjendjen në Republikën e Maqedonisë dhe gjatë këtij procesi zgjedhor do të përgatisë një raport dhe analizë gjithëpërfshirëse, të cilën do ta publikojë për më së shumti katër muaj prej tani. Nën thjerrëzën e Civil-it gjenden partitë politike, institucionet e pushtetit në nivel lokal dhe qendror, mediat dhe palët e tjera të prekura me këtë proces.

Njëkohësisht, Civil-i u drejton apel qytetarëveeve të Republikës së Maqedonisë të mos u nënshtrohen presioneve, kërcënimeve dhe kushtëzimeve dhe votën e vet ta japin sipas dëshirës dhe bindjes së tyre. Ua kujtojmë qytetarëve se votimi është i fshehtë dhe se nuk ekzistojnë mundësi të zbulohet se për kënd kanë votuar.

Civil-i u bën thirrje qyetarëve të  japin informacione për parregullësi dhe shkelje zgjedhore të Ligjit Zgjedhor, në linjën telefonike 02/5209176 dhe 075/707143 ose nëpërmjet postës elektronike në mailto:[email protected]

Lajme të ngjashme

Back to top button