Shkollat e Çairit nuk do të dezinfektohen!

Në komunën e Çairit nuk është bërë dhe nuk do të bëhet dezinfektimi i shkollave, ashtu siç sugjeruan nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët. Deri më tani në këtë komunë nuk është dezinfektuar asnjë shkollë gjatë pushimit dimëror madje udhëheqësi i sektorit për arsim Nuhi Dardhishta, thotë se një gjë e tillë as që do të bëhet, njofton Portalb.mk.

“Nuk është e obligueshme që të bëhet dezinfektimi. Ai bëhet në gusht para se të fillon viti i ri shkollor dhe aq. Tani nuk bëhet”, tha për Portalb, Dardhishta.

Ndërkaq për shkak të viruseve pushimi dimëror u shty për një javë, ku ministri i shëndetësisë sugjeroi që në të gjitha shkollat të bëhet dezinfektimi për të ndaluar përhapjen e gripit.

“Vazhdim i pushimit dimëror për nxënësit deri më 23 janar, dezinfektim i përditshëm i autobusëve në transportin urban publik, si dhe dezinfektim rrënjësor i shkollave para fillimit të semestrit të dytë shkollor, janë masat e reja, të cilat kanë për qëllim ta zvogëlojnë përhapjen e gripit në vend”, tha kohë më parë ministri Nikolla Todorov, Portalb.mk.

Gjithashtu edhe mjekët sugjeruan të njejtën gjë duke thënë se dezinfektimi i shkollave duhet të jetë masë e obligueshme dhe e patjetërsueshme, pasi që bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve.

“Shkolla duhet patjetër të dezinfektohen, kjo duhet të jetë masë obliguese dhe e patjetërsueshme që duhet të zbatohet. Në këtë kohë ku numri i të prekurve nga gripi është i madh duhet patur shumë kujdes e sidomos me fëmijët pasi që ata janë më të ndjeshëm në këtë situatë”, tha për Portalb mjeku Sedat Lumani.

Përveç mos dezinfektimit, disa nga shkollat shqipe këtë gjysëmvjetor e filluan me problemet e njejta, me kushte të vështira, pa ngrohje e madje edhe pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button