Përmirësohet shëndeti i Bush

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush është përmirësuar. Stafi mjekësor në Spitalin e Hjustonit, njoftuan të martën se ai ka dalë nga reparti i kujdesit intensiv.

“Ka ende shumë kollë”, tha mjeku Clint Doerr, duke shtuar se presidenti i 41-të i SHBA ka ende nevojë për kujdes.

Ai shtoi 92-vjeçari mund të dalë nga spitali gjatë ditëve të ardhshme në se gjendja e tij vazhdon të përmirësohet.

Një doktoreshë tjetër, Amy Mynderse, tha se gruaja 91-vjeçare e zotit Bush, Barbara Bush, e cila është trajtuar gjatë ditëve të fundit në të njëjtin spital për bronshit viral, po mëkëmbet dhe doli sot nga spitali. Ajo u kthye pranë shtratit të bashkëshortit të saj në spital.

Ata janë të martuar së bashku prej 72 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button