Shkëndija nesër luan derbin, Renova të enjten

Për shkak që dy ekipet tetovare, Shkëndija dhe Renova ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së 24-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, i luajnë në fushë nikoqire, në stadiumin e qytetit në Tetovë, është vendosur që kuqezinjtë ndeshjen e tyre ta luajnë të mërkurën, ndërsa “gjipsunuesit” do të luajnë një ditë më vonë, të enjten (27.03.2014).

Derbi i xhiros së 24-të në mes Shkëndijës dhe Rabotniçkit luhet të mërkurën me fillim në orën 15:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari më i mirë me përvojë ndërkombëtare, Aleksandar Stavrev, të cilit do ti ndihmojnë Dejan Kostadinov dhe Marjan Kirovski.

Renova të enjten gjithashtu në orën 15:00, do të përballet me ekipin e Euromilkut, ndërsa gjytarë kryesor i ndeshjes është Stojançe Stojanov nga Shtipi.

Të gjitha ndeshjet tjera të xhiros së 24-të, do të luhen të mërkurën me fillim në orën 15:00, ku takohen: Makedonija Gj.P – Vardari, Napredoku – Pelisteri, Gostivari – Metalurgu dhe Bregalnica – Horizont Turnova. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button