Hiddink dhe Nistelroy trajner të Holandës

Lajmet e fundit nga Holanda flasin për zyrtarizimin e rikthimit në punë të strategut të njohur holandez, Guus Hiddink. Trajneri i njohur evropian do të jetë selektor i ri i Holandës.

Asistent i tij i parë do të jetë ish sulmuesi i njohur i tulipanëve, Ruud Van Nistelroy. Hiddin ka ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Holandën.

Puna e parë e tij do të jetë kualifikimi i Holandës në Euro 2016 ku do të jetë në grup me Çekinë, Turqinë, Latvinë, Islandën dhe Kazakistanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button