Shkupi prezantoi katër përforcimet e para (FOTO)

Skuadra e FC Shkupi së fundi ka arritur të sjellë katër futbollist në radhët e veta, pasi që nga fillimi i përgatitjeve dimërore, klubi kishte liruar një numër të konsiderueshëm të futbollistëve, por pa prezantuar asnjë përforcim.
Sot në praninë e kryetarit Ejup Ademi dhe nënkryetarit Suat Alija u zyrtarizuan marrëveshjet me trajnerin Ardian Nuhiu, pastaj futbollistët Sedat Berisha, Bunjamin Shabanin dhe Fatih Ismailin, si dhe portierin Burhan Mustafa.

I pari në klub ka ardhur Bunjamin Shabani, i cili është larguar nga Renova për të veshur fanellën bardhekaltër, ndërkohë emër i ri i vjetër është Sedat Berisha i cili vetëm pak kohë shkëputi bashkëpunimin me Al-Jahran e Kuvajtit.
Gjithashtu të Shkupi ka ardhur futbollisti 20 vjeçar Fatih Ismaili i cili doli pikërisht nga shkolla e futbollit të Shkupit, por më pas luajti te Euromilku dhe Vëllazërimi i Kërçovës, që tani klubi bardhekaltër vendosi ta rikthejë përsëri në Çair. Edhe portieri Burhan Mustafa pas një aventure të suksesshme me Euromilkun, ka vendosur që të jetë pjesë e Shkupit.

Bunjamin Shabani
Bunjamin Shabani

Sedat Berisha edhe pse kishte oferta të shumta, pa hamendje ka vendosur që të jetë ndihmë e madhe e klubit dhe të veshë përsëri fanellën bardhekaltër. Ai për faqen zyrtare të klubit ka thënë: “T’ju them të drejtën nuk mu dha hapësira as të kujtohem, e jo të refuzoj, pasi që drejtuesit ishin shumë konkret dhe insistues për të më kthyer. Kur ndjehesh i respektuar normal që e ke më lehtë të vendosësh dhe unë falënderoj të gjithë për besimin. Uroj t’ua kthej me paraqitje të mira në teren dhe sigurisht kjo është edhe meritë e tifozërisë që ka ky klub, pasi të luash para “Shvercerave” është më shumë se gjithçka për një futbollist”.

Burhan Mustafa
Burhan Mustafa

Edhe Bunjamin Shabani ka folur pas arritjes së marrëveshjes me klubin shkupjan: “Është një nder të bartësh në supe një fanellë të një ish-kampioni dhe fituesi të kupës. Shkupi gjithmonë ka qenë një nga skuadrat më të mira në vend, andaj mendoj se me besimin që më kanë dhënë shumë shpejt do e kthejmë skuadrën në mesin e më të mirëve. Kam ardhur në një rreth të shëndosh dhe jam pritur shumë mirë, andaj nuk dyshoj në sukseset e radhës”.
Ndërkohë Shkupi ka paralajmëruar se do të ketë edhe shumë emra tjerë që do të ofrohen me skuadrën, por duke mos përmendur asnjë prej tyre pa përfunduar bisedimet, deri në momentin e zyrtarizimit të tyre.

Fatih Ismaili
Fatih Ismaili

Skuadra e Shkupit po vazhdon të përgatitet në terrenin e mbyllur në Çair, ndërsa nga e diela është paralajmëruar që të udhëtojnë për në Ohër. Të mërkurën ( 25.01.2017), Shkupi do të luajë miqësoren e parë kundër Renovës në Tetovë./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button