Arsenali asnjë ndeshje të humbur në të cilat është paraqitur Shkodran Mustafi

Ekipi i Preimer Ligës së Anglisë, Arsenal, nuk ka humbur asnjë ndeshje në të cilën fanellën ka veshur Shkodran Mustafi të cilin ekipi londinez e transferoi para fillimit të stinorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti shqiptar i kombëtares gjermane me prejardhje nga qyteti i Gostivarit në Maqedoni i cili u transferua te klubi londinez nga Valencia e Spanjës për 35 milionë sterlina, te Arsenali po përjeton ditët më të mira të karrierës së tij, ndërkohë që nuk ka çuar as huq pritshmëritë e drejtorit teknik francez të Arsenalit Arsene Wenger.

Arsenali nuk ka pësuar asnjë humbje kur Mustafi ka veshur fanellën me njëmbëdhjetëshin e parë në gjithsej 21 ndeshje, edhe atë 15 në Premier Ligë, një në Kupën e Federatës dhe pesë në UEFA Ligën e Kampionëve. Aktualisht, Arsenali ende është në garën për kampion në ligë, kurse gjendet tetë pikë prapa liderit në tabelë, Chelsea. Nga 15 ndeshje të ligës në të cilat është paraqitur 24-vjeçari, Arsenali ka fituar 11 prej tyre, ndërsa ka barazuar me Manchester United, Tottenham, Bournemouth dhe Middlesbrough.

Mustafi është njëri nga emrat nga të cilët tekniku francez nuk konsideron të pazëvendësueshëm për njëmbëdhjetëshen e parë. Në ndeshjet e grupit A në kuadër të Ligës së Kampionëve, Mustafi është paraqitur në pesë ndeshje kundër ekipeve Paris Saint-Germain (PSG), Ludogorets dhe Basel.

Shkodran Mustafi veshi fanellën në tri ndeshje kundër Ludogoretsit dhe Baselit të cilat rezultuan me fitore dhe në të cilat ekipi shënoi 11 dhe pranoi 2 gola. Ndërkaq londinezët barazuan me kundërshtarin francez PSG me rezultate 1-1 dhe 2-2.

Po ashtu, në raundin e tretë të ndeshjeve në kuadër të Kupës së Federatës, ku Mustafi pati rastin të veshë fanellën një herë, Arsenali vazhdoi rrugën në turne duke e mposhtur si mysafir ekipin Preston North End me rezultat 2-1.

– Mustafi theu rekordin e Sagnas
Mustafi ka lënë pas rekordin prej 17 ndeshjeve pa humbje të Arsenalit në ndeshjet në të cilat gjatë stinorit të parë u paraqit Bacaray Sagna, i transferuar nga Auxerre në stinorin 2007-2008.

Futbollisti francez me ekipin londinez nuk kishte pësuar asnjë humbje në 17 ndeshjet e para, edhe atë 12 në Premier Ligë, dhe të tjerat në fazën eliminatore dhe të grupeve në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve. Arsenali, i cili në maratonën e ligës kishte shënuar nëntë fitore dhe tre barazime, në “Ligën e Gjigantëve” mposhti Sparta Pragën me rezultat 2-0, Sevillan me rezultat 3-0, Steaua Bukureshtin me rezultat 1-0 dhe Slavia Pragën me rezultat 7-0, pa pranuar asnjë gol.

Seria pa humbje në ndeshjet në të cilat fanellën veshi Sagna, përfundoi kur Arsenali u mposht si mysafir nga Sevilla me rezultat 3-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button