Nesër bisedime të reja Greqi-Maqedoni, Etnos tallet me Nimic

Nesër në zyrat e OKB-së në Nju Jork do të mbahen raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit.

Negociatori për çështjen e emrit Methju Nimic, pas një pauze prej disa muajsh, ka ftuar dy palët, maqedonase dhe greke, për takim.

“Sigurisht sipas logjikës “të mos harrohemi”, është ftesa e re që e ka dërguar Nimic deri tek dy bashkëbiseduesit”, shkruan gazeta Etnos duke komentuar raundin e ri të bisedimeve në Nju Jork.

Gazeta analizon situatën aktuale në dy vende: Zgjedhjet në vendin tonë, ku sipas etnos, do të ketë vetëm forcim të pozitës aktuale dhe jo qëndrim më fleksibil, derisa Greqia ka problemet e saj në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së re me Treshen për qumështin.

“Në Greqi ku nuk mund të merremi vesh për qumështin është shumë e qartë që nuk do të kalojmë nga linjat e kuqe për çështjen e emrit, shkruan gazeta.
Siç është bërë zakon tashmë, Nimic fillimisht do t’i takojë palët në takime të ndara dhe pastaj do të realizojë një takim të përbashkët, me qëllim të afrimit të qëndrimeve rreth një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

Takimi i fundit i Nimicit me negaociatorët Jolevski dhe Vasikalis ishte në muajin tetor të vitit të kaluar, por në këto bisedime palët nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button