Parimi i BDI-së i padukshëm në marrëveshjen e majit

Parimi “fituesi me fituesin” për formimin e qeverisë nuk është i shënuar në mënyrë taksative në Marrëveshjen e Majit të vitit 2007.

Alsat ka siguruar një kopje nga drafti i marrëveshjes me pesë pika që u arrit 10 vite më parë mes VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe BDI-së në opozitë në atë kohë. Në pikën e pestë të këtij dokumenti të pa firmosur flitet për formimin e qeverisë, por askund nuk përmendet parimi i shumë përfolur së fundmi nga partia e Gruevskit dhe Ahmetit për krijimin e qeverisë nga subjektet fituese të zgjedhjeve në bllokun maqedonas dhe atë shqiptar.

Lidhur me respektimin e parimit “fituesi me fituesin” nga BDI vijnë qëndrimet kontradiktore. Përderisa nënkryetari i partisë Nevzad Bejta ka deklaruar se nuk është e nevojshme të përmbushet ky parim që nuk është shndërruar në ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button