fbpx

Legalizimi në Dibër zhvillohet ngadal dhe me kosto të lartë

Dy mijë kërkesa është numri i deritashëm për legalizimin e objekteve në komunën e Dibrës. Prej tyre vetëm një e treta e tyre ka marrë vendime pozitive. Përfaqësuesit të sektorit  për urbanizëm pranë komunës Dibër, thonë se në pjesën dërmuese kërkesat nuk janë kompletuar me dokumentet përkatëse.  

Nga ana tjetër ata që kanë dërguar aplikimet për legalizimin të objekteve në përputhje me ligjin për legalizim në Republikën e Maqedonisë ankohen për  pagesat e larta për kompletimin e dokumenteve e sidomos realizimin të elaborateve.

Petrit Paçuku,  udhëheqësi në Sektorin e urbanizmit në komunën Dibër, thotë se deri më tani në pushtetin lokal afatet e caktuara me ligj kanë arritur 2086 kërkesa.

Sipas Paçukut,  deri tani 710 kërkesa kanë marrë vendime pozitive, kurse shtatë vendime negative, pjesa tjetër  e kërkesave ka ngelur pezull  për shkak se ka mungesë të dokumentacionit.

Në takimet që kemi me palët shton ai, si problem kryesor ata paraqesin lartësinë e mjeteve për përgatitjen e elaborateve, por edhe në shumë raste problemin që kanë familjarët në sferën e të drejtave pronësore dhe juridike.

”Ne si sektor pranë Pushtetit vendor t kemi kontakte të rregullta me aplikuesit për legalizimin e objekteve dhe sugjerojmë që ata që kanë bë kërkesa për legalizim të shpejtojnë aktivitete rreth kompletimit të dokumentacionit të paraparë me ligj. Kemi gjithashtu edhe 150 kërkesa që nuk mund të zgjidhen,” deklaroi ai.

Ndikim të madh në ngadalësimin e procesit të legalizimit ka edhe zgjatja e afatit ligjor për realizimin të legalizimeve. Tani ky afat përfundon deri në dhjetor të vitit 2015 dhe ata që kanë aplikuar tani sa do pak kanë ngadalësuar aktivitete rreth kompletimit të dokumenteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button