Amdi Bajrami aktivizon 18 autobusa për mitingun e VMRO-së

Mijëra qytetarë nga e gjithë Maqedonia me më shumë se 600 autobus kanë mbërritur në Ohër në mitingun e VMRO-DPMNE-së dhe prezantimin e kandidatit të tyre për president Gjorge Ivanov.

Qytetarët e Ohrit por edhe të tjerë kanë pyetur, prej nga gjithë ato para për aq shumë autobusë, shkruan NOVA.

Komunikacioni në qendër të Ohrit ishte bllokuar ndërsa polic kishte në çdo cep të rrugës. 

Disa qytetarë kanë thënë se punojnë në administratë dhe se kanë dalë më herët nga puna për të mbërritur në Ohër.

„Vijmë nga komuna e Aerodromit, kemi ardhur 5 autobusë diku rreth 300 persona, nga puna në lëshuan pa problem”, deklaroi një qytetarë.

„Nga Shuto Orizari kemi ardhur 850 persona me 18 autobus. Na organizoi Amdi Bajrami. Gjithë romët do të votojmë për Gjorge Ivanoviin”, tha një banor nga Shuto Orizarja.

„Nuk pengojnë nëse vijnë këtu, por kush e paguan gjithë këtë. Ne e dimë çka është e mirë dhe çka e keqe. Ne të vazhdojnë të shohim deri ku do shkojnë. Un jam shqiptar dhe kam ardhur në miting. Nuk më pengon cila parti është por do të ishte e drejtë këtu të marrin pjesë vetëm qytetarët e rrethinës e jo gjithë Maqedonia”, deklaroi një qytetarë i Ohrit.

VMRO do të mbajë edhe një miting në Ohër por për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button