Angelina Jolie nis një punë tjetër, ja ku do shkojnë fitimet marramendëse

Angelina Jolie nuk ka qenë shumë e dhënë pas reklamave të markave të ndryshme të modës dhe bukurisë, deri tani. Sidomos pas lajmeve për divorcin, ka qëndruar larg mediave, por edhe për faktin që ajo shfaqet më shumë për punën e saj humanitare. Për këto arsye, lajmi i sotëm është i bujshëm. Guerlain Parfumeur ka shpallur Jolie si fytyrën e fragrancës së re për femra, Mon Guerlain, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

“Ne krijojmë parfume për gratë që admirojmë”, ka thënë Jacques Guerlain. Mjeshtri parfumier i markës, Thierry Wasser, ka marrë frymëzimin nga Jolie për të krijuar një fragrancë që evokon “zgjedhjet, emocionet dhe ëndrrat që mishërojnë feminitetin modern”. Sipas Guerlain, Jolie ka dhuruar gjithë pagën nga fushata e saj për bamirësi. Nuk është zbuluar për çfarë bamirësie, por ajo është një Përfaqësuese Speciale e Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe bashkëthemeluese e Nismës për Parandalimin e Dhunës Seksuale.

afb3c8f0a28ea17983be1a68461bffc1.jpg

Jolie nuk ka qenë në një fushatë të madhe bukurie që kur ishte fytyra e Shiseido-s, në vitin 2007 dhe ishte ekskluzive vetëm për Azinë. Këto kohë, marrëveshja u arrit ndërsa Joli ishte ne Kamboxhia në 2015-ën duke drejtuar xhirimet e First They Killed My Father. Me sa duket, ajo ka një interes special për Guerlain sepse kujton të ëmën kur përdor një pudër të kësaj marke.

Fragranca Mon Guerlain do të dalë në mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button