Gjermania vazhdon me deportimin e kërkuesve të refuzuar për azil

Autoritetet gjermane e përfunduan operacionin për deportim të grupit të dytë të refugjatëve afganë në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar në tetor ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Afganistanit.

Gjithsej 26 emigrantë të shoqëruar nga 80 policë gjermanë kanë arritur dje në Kabul.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, autoritetet afgane pohojnë se një nga personat e deportuar është nën stres të madh psikologjik për ç’shkak mund të kthehet në Gjermani.

Disa  nga emigrantët e deportuar të cilët thonë se dje në mëngjes ishin arrestuar në strehimoret e tyre, pas çka në Kabul ishin dërguar me nga një çantë të vogël udhëtimi.

Rreth 250 njerëz dje në Frankfurt organizuan protestë për shkak të kthimit të detyrueshëm të kërkuesve të refuzuar të azilit nga Afganistani, ku ka dhunë të shtuar dhe siguria është e dobët.

Sipas ministrit gjerman të Punëve të Brendshme, Tomas De Mazier deportimi është arsyetuar sepse forcat talebane kryesisht i sulmojnë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në këtë vend e jo civilët afganë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button