Gjendja në Maqedoni, flet Johanes Han

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës (APKE), u ndal edhe në situatën në Republikën e Maqedonisë dhe perspektivat e saj evropiane, transmeton Portalb.

I pyetur nga deputeti britanik, Mark Pritçard, nga grupi i rregullt i Konservatorëve Evropian dhe Reformatorëve për atë se a mund të jep datë precize për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Han u përgjigj:

“Në lidhje me IRJM-në (Ish Republika e Republikës së Maqedonisë), ne po ecim përpara me vendosmëri. Përpara dy vjetëve kemi arritur marrëveshje në vend e cila ka pasur për qëllim që ta përkrahë procesin për afrim deri në BE. Në kuadër të atij procesi, duhej të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ajo është bërë në dhjetor. Tani vendi duhet të formojë Qeveri. Shpresoj se do të hyjë në fazën tranzicionale e cila do t’i lejojë formimin e Qeverisë e cila do të ketë shumicë parlamentare. Për të përparuar drejt rrugës për anëtarësim në BE duhet që të zgjidhet çështja e emrit, për atë do të jetë e nevojshme shumicë parlamentare. Kur politikanët përgjegjës do të mendojnë seriozisht për ardhmërinë evropiane, ata disa herë atë e kanë përsëritur këtë para meje dhe publikisht. Shpresoj që në javët e ardhshme të arrijmë përparim”, tha Han.

Johanes Han, përpara APKE-së disa herë përsëriti se të gjithë vendet kandidate të cilat duan të hyjnë në BE, është e nevojshme që të respektohen normat e Këshillit të Evropës dhe para se gjithashtu atyre të shtetit ligjor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button