Mancini afër kalimit te Milani?

Trajneri skuadrës së Galatasarayt, italiani Roberto Mancini, ka bërë me dije që një të ardhme të afërt mund ta udhëheqë skuadrën rosonere, Milan, duke e bërë veten njëri nga kandidatët kryesorë për të pasuar Clarence Seedorf në stolin kuqezi.

Ndërsa, e njëjta gjë nuk vlen edhe për ish ekipin, që e drejtoi për katër sezone me radhë, Inter, të cilës ia mbylli dyert.

“Në jetën tuaj nuk e dini çfarë do të ndodhë, megjithatë, një kalim i mundshëm në Milano, është i mundshëm. Nuk varet vetëm nga unë. Ky është një klub që është duke ndryshuar shumë, unë jam tashmë në Galatasaray, por kalimi im në klubin turk u ndikua shumë nga pjesëmarrja e tyre në Champions League”, potencoi Mancini.

Lajme të ngjashme

Back to top button