3 të vdekur dhe 2 të plagosur në një aksident të rëndë

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur të hënën në rrugën Strumicë – Radovish kanë humbur jetën tre veta dhe janë plagosur dy të tjerë.

Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së dy makinave të tipave “Mercedes” dhe “Skoda” në këtë rrugë magjistrale. 

Dy të plagosurit gjithashtu janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për të gjithë viktimat bëhet fjalë se janë nga Radovishi dhe Strumica.

Aksidenti ndodhi nga përplasja fatale e dy makinave, të cilat janë dëmtuar dhe shtypur në masë të madhe nga goditja e fuqishme. MPB ka dalur në terren dhe po kryen ekspertizën për të dhënë detaje mbi aksidentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button