BDI dhe VMRO-DPMNE bëjnë prova nëpërmes mediave

Përveç spekulimeve, të cilat demantohen ose me qëllim lihen që të “rriten” opinioni nuk ka ndonjë informacion zyrtar për përparimin e bisedimeve rreth formimit të Qeverisë së re, shkruan DW- në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Gjithçka filloi pas deklaratës së Bujar Osmanit për VOA, sipas të cilit “ajo që dominon në skenë është respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara”.

“Maqedonia ka ekzistuar si e tillë duke i respektuar Marrëveshjet ndërkombëtare. Njëra prej tyre është Marrëveshja e Majit, ku thuhet se fituesi te shqiptarët bën koalicion me fituesin te maqedonasit. Respektimi i këtij principi është shumë i rëndësishëm- që të ruhet rëndësia që e ka etniteti shqiptar dhe të ruhet logjika që kanë zgjedhjet te vet shqiptarët”, deklaroi Osmani.

“Gazeta Lajm” ka publikuar se VMRO dhe BDI janë dakorduar edhe për vendimet kadrovike. Sipas burimeve të gazetës, gjuha shqipe do të gjente zbatim më të gjerë edhe në Komunat ku shqiptarët nuk janë 20%, por nuk do të jetë zyrtar në të gjithë territorin e Maqedonisë. Teksti paralajmëron se po përgatiten edhe spine se si të defokusohet opinioni shqiptar, para Marrëveshjes mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Do të vazhdojnë në Kosovë dhe Shqipëri, nëpërmes gazetarëve të atjeshëm të publikojnë tekste dhe kolumna me porosi të tipit se “koalicioni VMRO dhe BDI është i pashmangshëm” dhe se Zaev nuk është aspak më i mirë se Gruevski”, shkruan Gazeta Lajm.

Televizioni “Telma” duke u thirrur në burime të saj publikoi se VMRO dhe BDI janë pajtuar rreth qëndrimeve të tyre: është vendosur Kushtetuta të mos ndryshohet, ndërkaq çështja do të rregullohet nëpërmes ndryshimeve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, transmeton Portalb.

BDI përgënjeshtron informacionet e dhëna në disa portale për marrëveshje të arritur me VMRO-DPMNE-në. Sipas partisë së Ahmetit, informacionet e tilla janë spekulime të pastërta dhe se asgjë s’ka të bëjë me realitetin./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button