Premtimet e papërmbushura të Thaçit

Kryeministri Hashim Thaçi po identifikohet edhe njëherë si njeriu i premtimeve të mëdha parazgjedhore. Këtë ai e ka dëshmuar së voni edhe me fushatën e nisur disa muaj para se ajo të shpallet zyrtarisht.

Opnionistët e vlerësojnë fushatën e hershme të Thaçit, si një skenar tashmë të njohur. Por, ata ia rikujtojnë Thaçit edhe premtimet nga vitet 2007 dhe 2010 të cilat kanë mbetur pa u përmbushur.

Agron Demi, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, ka vlerësuar se kryeministri Thaçi po dëshmon edhe njëherë për dhënien e premtimeve të mëdha, por të cilat, sipas tij, pastaj harrohen gjatë mandatit qeverisës.

“Në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 kishte premtuar se brenda 100 ditësh Kosova do të siguronte 100 njohje. Por, u deshën të kalojnë pesë vjet para se një gjë e tillë të arrihej”, ka thënë Demi.

Po ashtu, ka vijuar ai, Thaçi më 2007 kishte premtuar se Kosova do të shndërrohet në “Luginë Silikoni”, por më vonë nuk e kishte përmendur më. Përderisa premtimi i tij i famshëm më 2010 se për 18 muaj të qeverisjes Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave, ka mbetur një premtim në proces të cilin po e ripërsërit edhe sivjet.

“Por, ajo çfarë kryeministri ka dështuar të bëjë përgjatë këtyre shtatë viteve të qeverisjes së tij është se ekonomia nuk është fare në gjendjen më të mirë, papunësia është në nivele të larta, inflacioni dhe deficiti tregtar”, ka tërhequr vërejtjen Demi. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button