Maqedoni, tre herë më pakë punësime të premtuara në investimet e huaja

Në vend janë investuar shtatë herë më pakë para nga paralajmërimi dhe janë hapur tre herë më pakë vende pune nga ajo që është premtuar, zbulon hulumtimi i BIRN-it për investime të huaja, transmeton Portalb.

Sikur të ishin realizuar të gjitha investimet që dhjetë vitet e fundit i kanë paralajmëruar autoritetet e Maqedonisë, deri më tani do të ndërtoheshin së paku 138 fabrika dhe kapacitete tjera të prodhimtarisë dhe objekte të shërbimit, në vlerë prej 3.8 miliardë euro, në të cilat do të ishin të punësuar 62.701 persona.

Në hulumtimin disa mujor të BIRN-it “Investimet e huaja nën llupë”, tregohet se perceptimet që i ka krijuar pushteti dhjetë vitet e fundit se “Maqedonia tërheqë shumë investime të huaja” dhe se “thuajse çdo muaj ndërtohet ndonjë fabrikë dhe hapen vende të reja të punës”, në fakt nuk janë plotësisht të sakta.

Nga gjithsej 138 investimet të huaja që janë paralajmëruara, të cilat janë fabrika, hotele ose objekte tjera, janë ndërtuar 51. Edhe 44 investime janë në rrjedhë, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre janë paralajmëruar dy vitet e fundit, rezultati i të cilëve tani për tani nuk mund të shihet, por ashtu edh siç kanë filluar të investojnë edhe fabrikat ende po ndërtohen.

Hulumtimi tregon se madje 43 nga investimet e huaja të paralajmëruara, aspak nuk janë realizuar ose kanë dështuar, të cilat janë thuajse 1/3 e numrit të përgjithshëm të investimeve të cilat janë të përfshira në bazën e të dhënave të “investimeve të huaja nën llupë”.

Hulumtimi tregon se të gjithë investitorët e huaj të cilët janë analizuar, në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni, kanë kontribuuar gjithsej 579.6 milionë euro, që thuajse 7 herë më pakë se shuma që e kanë paralajmëruar përfaqësuesit e pushtetit. Në këtë shumë nuk është përfshirë edhe ndihma e shtetit që ua kanë miratuar autoritetet investitorëve të huaj për ndërtimin e fabrikave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button