Konkluzione të APKE-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë mbajtur më 11 dhjetor kanë qenë hap thelbësor në zgjidhjen e krizës së thellë politike, e cila ka zgjatur dy vite. Fuqitë kryesore politike janë dakorduar në serinë e ndryshimeve ligjore dhe institucionale, që të sigurohet pjesëmarrje e barabartë në këto zgjedhje, thuhet në konkluzionet e APKE-së pas misionit monitorues të zgjedhjeve në Maqedoni, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Duke e prezantuar raportin e specialistit austriak Shtefan Shenah përkujtoi në kontekstin në të cilin janë mbajtur zgjedhjet, më saktë në krizën politike, e cila ka zgjatur dy vite, pas bojkotit të Parlamentit të opozitës dhe intervenimit masiv të Bashkimit Evropian, e cila ka sjellë deri në progres me ndryshime në Qeveri, formimin e PSP, amnistinë…

Parlamentari austriak, i cili e ka udhëhequr delegacionin e APKE-së në Maqedoni gjatë zgjedhjeve më tej ka shprehur edhe shqetësim duke pasur parasysh, siç tha, se pas zgjedhjeve akoma nuk është formuar qeveria.

“Deri më tani nuk është formuar qeveria dhe kjo na shqetëson, ne si Këshill i Evropës duhet ta përcjellim këtë”, tha Shenah.

Për konkluzionet e APKE-së rekomandohet edhe se çështjet kryesore, siç janë regjistrimi i votuesve dhe mediat, akoma duhet të zgjidhen përgjithmonë.

“Fushata ishte konkurruese, por ajo u mbajt në klimë e cila karakterizohet me mosbesim në institucionet dhe në establishmentin politik dhe dyshimet për presion mbi votuesit. Administrata zgjedhore ka punuar shumë në përgatitjet për zgjedhjet dhe nuk i respekton të gjitha afatet, por në ditën e zgjedhjeve ato kanë qenë mirë të zbatuara dhe kanë kaluar pa incidente të mëdha”, thuhet në konkluzionet.

Përgatitjet e KSHZ-së për zgjedhjet, thuhet në konkluzionet, kanë qenë të penguara nga organizimi joefikas i brendshëm, me çka janë politizuar vendimet dhe janë shkurtuar afate ligjore.

Thekson se gjithsej  1.784.416 votues janë regjistruar në Maqedoni dhe se për zgjidhjen e mosbesimit afatgjatë në saktësinë e listës zgjedhore, për herë të parë KSHZ i ka shqyrtuar votuesit e regjistruar me kontrollin e më shumë bazave të të dhënave dhe zbatimin e kontrolleve në terren.

“Kontrolli i zbatuar nuk është garanci për progresin e përhershëm pasi që ai kishte të bënte vetëm me këto zgjedhje. Mangësitë juridike dhe strukturore për mirëmbajtjen e listave zgjedhore akoma duhet të zgjidhen. Procesi i revizionit e përmirësoi saktësinë e votuesve të regjistruar, por duket se ajo çoi që disa qytetarë të privohen nga mundësia për të votuar në këto zgjedhje”, thuhet në konstatime.

Në to shtohet se KSHZ ka regjistruar gjashtë parti politike dhe pesë koalicione për këto zgjedhje.

Që atje vlerësojnë se edhe pse liritë themelore kryesisht janë respektuar në tërësi dhe kandidatët lirshëm kanë mundur ta udhëheqin fushatën e tyre, zgjedhjet janë mbajtur në një klimë e cila është karakterizuar me mungesën e besimit publik në institucione dhe në establishmentin politik.

“Dyshime për frikësimin e votuesve, presion i gjerë ndaj nëpunësve shtetërorë, blerje votash dhe keqpërdorim të resurseve administrative kishte gjatë fushatës. Kjo përfshin kanosje të drejtpërdrejta për humbjen e pozitave të punës për ata të cilët nuk do të votojnë siç kërkohet”, thuhet në konstatimet për zgjedhjet në Maqedoni.

Raportet financiare, thuhet, të dorëzuara nga ana e kandidatëve më 1 dhe 10 dhjetor kanë zbuluar shpenzim enorm.

Lidhur me mediat theksohet se peizazhi medial, i cili, siç thonë nga APKE, është i llojllojshëm, është i ndarë në linja politike dhe etnike.

Në konkluzionet potencohet dhe se temat lidhur me marrëdhëniet ndëretnike janë theksuar në fushatën, përfshirë marrëdhëniet institucionale ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Nga APKE potencojnë se dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente të mëdha, edhe pse, siç thonë, janë vërejtur parregullsi procedurale, veçanërisht gjatë numërimi të votave.

Nga atje shtojnë dhe se Asambleja Parlamentare dhe Komisioni i Nevecias do të vazhdojnë të punojnë së bashku me autoritetet e Republikës së Maqedonisë në fushën e zgjedhjeve dhe në përgjithësi për përforcimin e institucioneve demokratike përmes aktiviteteve për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button