Shabani e Berisha bëhen të Shkupit, largohet Osmani

Skuadra e FC Shkupi së fundi ka arritur të sjellë dy futbollist në radhët e veta, pasi që nga fillimi i përgatitjeve dimërore, klubi kishte liruar një numër të konsiderueshëm të futbollistëve, por pa prezantuar asnjë përforcim.

Edhe pse asgjë nuk kanë zyrtarizuar nga klubi, mësohet se i pari në klub ka ardhur Bunjamin Shabani, i cili është larguar nga Renova për të veshur fanellën bardhekaltër të Shkupit, ndërkohë emër i ri, por që te Shkupi ishte në gjysmë sezonin e vitit të kaluar është Sedat Berisha i cili vetëm pak kohë shkëputi bashkëpunimin me Al-Jahran e Kuvajtit.

Ndërkohë Shkupi ka paralajmëruar se do të ketë edhe shumë emra tjerë që do të ofrohen me skuadrën, por duke mos përmendur asnjë emër, deri në momentin e zyrtarizimit të tyre. Sipas informacioneve që arrin të mësoj PORTALB, skuadra nga Çairi nuk ka arritur të merret vesh për sulmuesin e Vardarit Aco Stojkov, ndërsa bisedimet edhe më tej vazhdojnë që Jasir Asani të luajë për ish-kampionin e Maqedonisë.

Florent Osmani në mes i rrethuar nga futbollistët e Renovës
Florent Osmani në mes i rrethuar nga futbollistët e Renovës

PORTALB gjithashtu mëson se nga ekipi sot është larguar sulmuesi Florent Osmani, i cili si duket karrierën e tij do ta vazhdojë në Super Ligën e Kosovës, te skuadra e Lirisë së Prizrenit.

Skuadra e Shkupit po vazhdon të përgatitet në terrenin e mbyllur në Çair, ndërsa nga e diela është paralajmëruar që të udhëtojnë për në Ohër.  Të mërkurën Shkupi do të luajë miqësoren e parë kundër Renovës në Tetovë, ndërsa të hënën e ardhshme ka caktuar në Ohër kontrolluesen ndaj ekipit të Ligës së Dytë, Novaci. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button