Lëvizja BESA – Bogovinë: Shkolla e Siniçanit pa rrymë elektrike, të zgjidhet menjëherë ky problem

“Gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimorë fillon sot, por shkollën e fshatit Siniçan në komunën e Bogovinës e gjënë pa kushte elementare për vijimin e mësimeve, siç është mungesa e rrymës elektrike. Ndërsa, e gjithë kjo ndodh si rezultat i pa përgjegjshmërisë së skajshme të Komunës së Bogovinës, që mesa duket ende gjendet në gjumë të thellë dimërorë”. Reagojnë kështu nga Lëvizja Besa.

Lëvizja BESA – Bogovinë i bënë thirrje kryetari të komunës që sa më shpejtë të ndërmarrë masa dhe të zgjidh këtë problem elementarë, sepse në këto kushte të ftohta nuk mund që të mbahet mësimi, kur dihet se sistemi i nxemjes në këto shkolla është me rrymë dhe është e pa mundur që fëmijët të vijojnë mësimin.

Në të kundërtën, siç thuhet në reagimin e partisë, do të detyrohemi të reagojnë në forma tjera demokratike siç janë protestat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button