Milloshoski: Ahmeti dhe Gruevski do të takohen ditët në vijim

Kur i kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga përfundimi i mandatit për formimin e Qeverisë së re, VMRO-DPMNE-ja shpreson që pikërisht parimi i fituesit me fituesin, të jetë shtysë që ta dërgojë këtë parti edhe në një mandat tjetër bashkëqeverisje me BDI-në. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se konsultimet mes dy partive vazhdojnë kurse gjatë ditëve të ardhshme priten takime të tjera mes Gruevskit dhe Ahmetit, transmeton Alsat-M.

“Për momentin ka një parim të përbashkët i cili ka mbështetjen e të dy palëve dhe kjo është që koalicioni të formohet në pajtim me vullnetin zgjedhor të votuesve dhe partitë që kanë fituar besim më të madh te mbështetësit e tyre dhe vlerësoj se kjo pikë e vogël e përbashkët të mund të jetë e dobishme gjatë bisedimeve. Për momentin nuk ka bisedime sa u takon posteve, flitet për përmbajtjen e çështjeve të caktuara konceptuale ku ka qëndrime të kundërta por në ditët e ardhshme shpresoj se do të hapen edhe bisedime në aspektin e posteve të mundshme”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button