Kështu truri e “shtyp ndërgjegjen dhe mësohet të gënjejë

Nga gënjeshtra në gënjshtër, ndërgjegja detyrohet që të heshtë, si e demonstron një eksperiment i University College në Londër, Britaninë e Madhe, që ka vërejtur fenomenin në trurin e vullnetarëve përmes rezonancës magnetike.

Kur thoshin një gënjeshtër dobiprurëse për ta, amigdala, zona e trurit që është përgjegjëse për emocionet, ishte shumë aktive, për t’i qortuar, por më pas, ndërkohë që vazhdonin të gënjenin, aktiviteti i saj sa vinte e shuhej.

Në vitin 2003 disa shkencëtarë bënë një eksperiment të mrekullueshëm për të zbuluar të fshehtat e gënjeshtrës. Qëllimi i eksperimentit ishte zbulimi i zonës së gënjeshtrës dhe a mund ta përdorim këtë aparaturë për të vërtetën tek kriminelët? Enigma e përgjigjes qëndronte në zbulimin e zonën përgjegjëse për gënjeshtrën në radhë të parë.

Pas eksperimentit dhe marrjes së shumë imazheve nga të gjitha pjesët e trurit, shkencëtarët zbuluan se kur njeriu gënjen në një zonë të trurit ndodh një proçes shumë i madh pune që tregohet në imazhet funksionale të rezonancës magnetike FMRI e cila është pjesa frontale të trurit.

Kështu shkencëtarët vërtetuan se pjesa e lartë ballore e trurit është përgjegjëse për gënjeshtrat! Këtë pjesë në gjuhë e quajnë “Balli i njeriut” ose pjesa më e lartë ballore e kokës në këtë pjesë truri.

Dijetari Skot Faro i cili bëri këto eksperimente thotë: Kur njeriu thotë të vërtetën apo kur është i sinqertë kjo zonë e trurit apo pjesa e përparme është gjithashtu aktive, si përfundim nxjerrim se zona ballore e trurit është përgjegjëse për të vërtetën dhe gënjestrën.

Gënjeshtra kërkon më shumë mund!

Eksperimentet e fundit në tru me anë të fotografimit MRI kanë vërtetuar se kur njeriu gënjen truri i tij punon më shumë dhe kështu që kërkon më shumë fuqi. Pra sinqeriteti kursen fuqi në punën e trurit.

Shkencëtarët tregojnë sot për një të vërtetë të re nga e cila truri është ndërtuar me thelb sinqeritetin apo siç shprehen për të me fjalët “Truri vepron mbi bazën e të vërtetës”, apo sinqeriteti supozohet rregulli për trurin!

Kriminelët ekspertë e kanë të lehtë të mashtrojnë çdo aparat që zbulon gënjeshtrën. Prandaj për këtë arsye dijetarët kthehen direkt tek qëndra e gënjeshtrës – në tru- dhe kjo bëhet përmes FMRI për të zbuluar gënjeshtrat e kriminelëve. Ata pohojnë se kjo mënyrë jep rezultate shumë të sakta. Sado që njeriu të jetë mjeshtër i gënjeshtrave ai nuk arrin të kontrollojë zonën e përparme të trurit të tij e cila është më aktive kur gënjen.

Edhe pse është vënë re ekzistenca e shumë zonave aktive gjatë gënjeshtrës megjithatë dijetarët këmbëngulin se është një zonë e caktuar në tru e cila është përgjegjëse për gënjeshtrat dhe ajo është zona më aktive gjatë proçesit të gënjeshtrës. Matjet siç e pamë kanë vërtetuar që pjesa e përparme e trurit është më aktive dhe për këtë arsye ajo është përgjegjëse për gënjeshtrat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button