Nuk ka transport për nxënësit e Orllancës

Banorët e Orllancës ankohen nga mos-interesimi i komunës së Haraçinës për gjendjen e rëndë si pasojë e reshjeve të borës, transmeton Alsat-M.

Për shkak të mos-qarkullimit të autobusit në këtë zonë tanimë 20 ditë, nxënësit nga sot janë të detyruar që të ecin nga 4 kilometra rrugë për të mbërritur në shkollë, ndërsa një pjesë e tyre kanë vendosur të bojkotojnë mësimet.

Ndërsa kryetari i komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi thotë se rrugët në këtë fshat janë pastruar dhe të njëjtat janë të kalueshme, banorët pohojnë të kundërtën. Ata thonë se pastrimet e pakta që janë bërë nga banorët e jo nga komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button