Ish kryetari i Gjykatë Themelore Shkupi 1, në karrigen e të akuzuarit

Ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, sot duhet të paraqitet në seancë në Gjykatën Themelore Shkupi 2, ku do të fillojë seanca pas padisë për mobing (ngacmim në punë), që kundër tij e ka ngritur ish udhëheqësi i Departamentit për Resurse Njerëzore në Gjykatë, Goran Stamenkovski, njofton Portalb.

Përpara gjykatësit për konteste në  punë, Pançevski sot duhet ta deklarojë mbrojtjen e tij ndaj padisë private që e ka paraqitur Stamenkovski. Ai është ankuar se Pançevski, në periudhë të gjatë kohore e ka dërguar në pozita tjera të punës dhe e ka dënuar. Paditësi patjetër edhe të plotësojë normë, e cila nuk ekziston në praktikën e Gjykatës, thuhet në padi.

Përveç padisë, Stamenkovski ka paraqitur edhe dy padi penale kundër ish shefit – për maltretim në detyrën zyrtare dhe për shkelje të barazisë.

Gjykata Themelore Shkupi 2, në 28 dhjetor të vitit të kaluar e ka pranuar padinë private për mboing, të paraqitur nga Stamenkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button