Maqedoni, ulen çmimet e derivateve

Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte do të ulen prej gjysëm deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, e Eurodizelit do të jetë 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68,5 denarë për një litër.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2 dollarë për një barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 57,93 denarë për një dollar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button