“Dhunë” e fryrë

[Recension: Kaos në SHBA: Mercenarë të Sorosit e sulmuan policinë në inaugurimin e Trampit]

Pothuajse në çdo fjali të kësaj përmbajtjeje mediatike ka probleme. Mirëpo, a bëhet fjalë për gabime, do të konstatojmë në fund të këtij recensioni. Prandaj, shkojmë me radhë.

Nga teksti i publikuar në këtë portal, si dhe nga video-materiali, i cili qartazi ëstë burimi për krijimin e këtij produkti “gazetaresk”, nuk ka asnjë element deklaratë ose çfarëdo shenjë, simbol, e madje as indikacion, në bazë të të cilave protestat për të cilat shkruhet do të mund të identifikoheshin si aktivitet i “mercenarëve të Sorosit”. Madje edhe sikur ta marrim këtë term, “mercenarë të Sorosit”, si real, edhe pse ai abolutisht nuk ka asnjë lidhje reale me realitetin dhe me faktet, për shkak se “mercenarë të Sorosit” është produkt i një pjese të caktuar të medieve dhe strukturave qeveritare në Republikën e Maqedonisë.

Kjo përmbajtje mediatike i referohet “dhunës” në këto protesta, të cilat paskan qenë identike me ato të “Revolucionit laraman” te ne, edhe pse, siç mund ta shohim padyshim nga video-inçizimi – dhunë fare nuk ka. Ka shtyrje me policinë, mirëpo kjo vështirë mund të quhet dhunë.

Shkruan se ka pasur bomba tymi, mirëpo në inçizim nuk ka një gjë të tillë, përveç nëse fishkezjarri në minutën 1:15 mund të quhet bombë. Tymi.

01202017-Pres24-Trump-ProteLinku deri te artikulli origjinal: Kaos në SHBA: Mercenarë të Sorosit e sulmuan policinë në inaugurimin e Trampit

Data dhe koha e publikimit: 20.01.2017 – 11:14

Data e recensionit: 20.01.2017

Recensues: Zoran Bojravoski

Dhe kjo nuk është e tëra. Shkruan se kanë keqpërdorur fëmijë, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të shihet as në video-inçizim, e as në ndonjë link tjetër, përveç në raportin e ritreguar mediatik. A është aq e vështirë të vendoset linku deri te burimi? Ky veprim do të mjaftonte që të tregohej profesionalizëm dhe vërtetësi. Në vend të kësaj, mbetet përshtypja se regjstrojmë edhe një veprim që flet për një seri manipulimesh në këtë përmbajtje mediatike.

Dhe në fund, mirëpo jo më pak e rëndësishme, e gjithë kjo storje ndërtohet mbi një burim të vetëm: video-inçizim nga një medie e cila është jashtëzakonisht raciste dhe tepër e djathtë. Ja, të jemi korrektë dhe të themi se kjo është e drejtë për ta zgjedhur burimin, mirëpo kur është zgjedhur një burim i tillë, medie e pozicionuar jashtëzakonisht në të djathtë, do të ishte e logjikshme që të ofrohet edhe një burim që storja të jetë e balancuar.

Dhe në fund, titulli! “Kaos në SHBA: Mercenarë të Sorosit e sulmuan policinë në inaugurimin e Trampit” është absolutisht joprorpocional dhe joadekuat për ngjarjen për të cilën shkruan teksti. Vështirë se dyqind-treqind demonstrues mjaftojnë për “Kaos në SHBA…”. Kjo është vetëm që të fryhet baloni deri në fund.

Nga e gjithë ajo që u tha më lartë, recensuesi i kësaj përmbajtjeje mediatike ua le juve, lexues të respektuar të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, vetë të nxirrni përfundim se a bëhet fjalë për gabime apo për manipulim.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button